schema:text
| - Video me pretendime të rreme se si të ndalet dhimbja e dhëmbit
Deklarata
Si të ndaloni për dy minuta dhimbjen e dhëmbit pa shkuar tek dentisti
Vlerësimi
Me kos
Në postimin “Si të ndaloni për dy minuta dhimbjen e dhëmbit pa shkuar tek dentisti” janë dhënë konstatime të pasakta dhe të ekzagjeruara. Stomatologia Nora Goga Demolli thot se pacientët duhet të lajmërohen te stomatologu sepse përderisa ka dhimbje nga ai dhëmb do të thotë se është i prishur dhe duhet të trajtohet me patjetër. Disa përbërës edhe mund të ndalin dhimbjen nëse ajo është minimale, mirëpo dhëmbi mund të ketë sëmundje e infeksione të ndryshme për të cilët duhet trajtim që përshkruhet bazuar në analizat e personit specifik.
Artikulli
Më 15.11.2024 faqja në Facebook ‘Shëndeti’ (arkiva) ka publikuar një postim për ndaljen e dhimbjes së dhëmbit pa shkuar te dentisti.
“Si të ndaloni për dy minuta dhimbjen e dhëmbit pa shkuar tek dentisti”- shkruan në titull të këtij lajmi.
Kur klikon në këtë postim, linku të dërgon te faqja e internetit ‘bilgininadresi.net’ (arkiva) në të cilin është publikuar një artikull me të njëjtin titull.
Në këtë artikull është publikuar një video mbi 10 minuta në të cilën shpjegohet se si të ndalet dhimbja e dhëmbit pa shkuar te dentisti.
Kjo video nis me konstatimet se në këtë video do të tregohet se “Si të ndaloni për dy minuta dhimbjen e dhëmbit pa shkuar tek dentisti”.
Tutje në video tregohen disa kombinime të përbërësve ushqimorë.
“Një nga mënyrat më të mira për këtë është edhe uji i ngrohtë me krip pasi kripa është dezinfektues natyral. Nëse fusni në dhëmbë ujë me krip, e përsërisni këtë 3-4 herë dhimbja do të zbutet. Pasta me sodë buke është një tjetër mënyrë për të ndalur dhimbjen e dhëmbit. Akulli është një tjetër mënyrë për zhdukjen e dhimbjes….”- thuhet ndër të tjera në këtë video.
Krypometri ka folur me stomatologen Nora Goga Demolli, e cila ka thënë se këta përbërës mund të jenë shërues natyralë të momentit në rastet kur dhimbja është minimale.
Por, ajo rekomandon fuqishëm që për secilën dhimbje duhet të vizitohet stomatologu, sepse ka dhimbje që duhet të trajtohen më barna e madje edhe me antibiotikë.
“Këta janë shërues natyralë të momentit kur dhimbja është minimale sepse te dhimbjet e mëdha nuk kryen punë, për këtë duhet të përdoren barna kundër dhimbjes mirëpo duhet patjetër me u lajmëru te stomatologu sepse përderisa ka dhimbje nga ai dhëmb do të thotë se është i prishur dhe duhet të trajtohet me patjetër”- ka thënë Goga Demolli.
Ajo ka këshilluar të gjithë pacientët që për çfarëdo problemi me dhëmb duhet të paraqiten te stomatologu.
“Nuk duhet të tentohet të ndalet dhimbja e dhëmbit pa shkuar te stomatologu. Ai dhëmb që dhemb është i sëmurë dhe duhet të trajtohet te stomatologu, përndryshe dhimbja nuk ndalet dhe sëmundja do të shkojë në faza më të larta. Nëse nuk lajmërohet te stomatologu dhimbja rritet, dhëmbi mund të ketë të enjtura e pastaj duhet trajtuar me antibiotik në mënyrë që të intervenojmë. Dhëmbi mund të ketë edhe infeksione të quajtura ‘abcese ciste’, të cilat nëse nuk trajtohen mund të çojnë në dëmtim të organeve të tjera në organizëm e të cilat mund të jenë shumë serioze”- ka thënë tutje stomatologia Goga Demolli.
Sa i përket titullit të këtij postimi se “Si të ndaloni për dy minuta dhimbjen e dhëmbit pa shkuar tek dentisti”, Krypometri e ka konsultuar edhe stomatologun Hajdin Rekaliu
“Për çdo dhimbje të dhëmbit, pacientët duhet të paraqiten patjëtër te dentisti” – ka thënë Rekaliu.
|