schema:text
| - Titulli i rremë se Aleksandar Vuçiq ka dhënë dorëheqje
Deklarata
Vuçiq jep doreheqje?! Shkak Kosova
Vlerësimi
Me kos
Titulli i artikullit “Vuçiq jep doreheqje?! Shkak Kosova” jep përfundime të pa-mbështetura. Presidenti Vuçiq nuk ka dhënë dorëheqje. Në Serbi është diskutuar për dorëheqje të mundshme nga posti i Presidentit të Serbisë, mirëpo nuk është bërë asnjë hap për të konkretizuar atë gjë.
Artikulli
Më 23 janar 2023 në faqen e internetit me emër “truepostnew.com” është publikuar një artikull me titull “Vuciq jep doreheqje?! Shkak Kosova”.
E njëjta përmbajtje është publikuar në faqen e Facebook-ut, “Monitor TV”.
Titulli i këtij lajmi është i rremë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk ka dhënë dorëheqje. Artikulli nuk përmban asnjë informacion që e mbështet titullin se Vuçiq ka dhënë dorëheqje.
Në Serbi ka pasur paralajmërime për dorëheqje të mundshme të Vuçiqit.
Teksti brenda artikullit flet për një deklaratë të Darko Glishiq, kryetar i Komitetit Ekzekutiv të partisë SNS në Serbi.
Glishiq, tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur të dielën në mbrëmje në selinë e partisë, tha se është i gatshëm të largohet nga posti i presidentit.
“Nëse presidenti Vuçiq qëndron në këmbë dhe jep dorëheqjen, mendoj se ky është fundi i SNS-së, fundi i karrierës që SNS pati në skenën politike të Serbisë dhe mendoj se skenari më i keq i mundshëm për Serbinë do të pasojë pas kësaj, të cilën as që mund ta imagjinoj”- tha Glishiq pas takimit kushtuar zgjidhjes së situatës në Kosovë, raporton Tanjug.
Sipas kësaj agjensie, Vuçiqi ka thënë se nëse populli refuzon negociatat dhe nëse dikush mendon se vendi duhet të shkatërrohet ekonomikisht, ai do t’ia lërë drejtimin e vendit “njerëzve më të zgjuar”.
|