About: http://data.cimple.eu/claim-review/9584a2c0a71223a5edd773a5b0d1e2bd92f0a4a5983cd077938b4d3e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Përdorimi i faqeve ruse për të shitur produkte medicinale Deklarata Kërpudhat e thonjve do të zhduken brenda dy ditësh, thjesht përdorni këtë produkt të lirë… Vlerësimi Me kos Në artikullin “Kërpudhat e thonjve do të zhduken brenda dy ditësh, thjesht përdorni këtë produkt të lirë…”- janë bërë pretendime të rreme. Në këtë artikull rrejshëm është pretenduar se një ekip i shkenctarëve kinezë e shqiptarë kanë bërë një zbulim për trajtimin e këpurdhave në thonjë. Specialistët e mjekësisë thonë se pretendimet e bëra në artikull janë të rreme, sepse trajtimi i mykut në thonjë bëhet përmes antibiotikëve. Artikulli Më 08.09.2024 faqja në Facebook “Врач Валерия Гюльтяева” (arkiva), ka publikuar një artikull me titull “Kërpudhat e thonjve do të zhduken brenda dy ditësh, thjesht përdorni këtë produkt të lirë…”. Edhe pse faqja në Facebook e ka emrin në gjuhën ruse, ajo postimin e ka bërë në gjuhën shqipe dhe artikullin e bashkangjitur të publikuar në faqen oa3.health-boost.online (arkiva & arkiva) e ka në gjuhën shqipe me ka titull “Si u shpëtoja mykut të këmbëve në moshën 60 vjeçare – për habi shpejt dhe lirë!”. Në artikull është treguar historia e Ivan Kovalev, që pretendohet se është një minator. Tutje në artikull pretendohet se “Zhvillimi i përbashkët i shkencëtarëve kinezë dhe shqiptarë tani është në dispozicion për qytetarët e Shqipërisë. U shpëtova nga infeksioni brenda një muaji dhe tani nuk kam turp. Këmbët e mia u pastruan dhe thonjtë ndryshuan ngjyrë në rozë të butë”. Megjithatë, në artikull nuk është treguar emri i ndonjë shkencëtari shqiptar që ka qenë i përfshirë në këtë hulumtim. Krypometër nuk ka gjetur ndonjë informacion në internet rreth pretendimit se një ekip i shkencëtarëve shqiptarë dhe kinezë kanë bërë ndonjë zbulim për trajtimin e këpurdhave në thonjë. Artikulli promovon produktin ‘’Mikoherb”, që pretendohet se shëron mykun e këmbëve. Krypometër ka kontrolluar nëse ky produkt ka autorizim marketingu të lëshuar nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale- AKPPM. Në listën e produkteve me Autorizim për Marketing në Republikën e Kosovës, nuk gjendet asnjë produkt me emrin ‘Mikoherb’. Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale thotë se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së Autorizimit për Marketing nga AKPPM”. Fevzi Sylejmani, drejtor i QKMF-së në Mitrovicë, ka folur për mykun e thonjëve. “Myku i thonjëve shërohet me tableta antibiotike te rastet e neglizhuara për një kohë të gjatë, ndërsa te rastet e lehta me ndonjë kremë. Ndonjëherë nevojitet largimi i thonjve tek kirurgu por kjo ndodh shumë rrallë”- thuhet në përgjigjen e Sylejmanit dhënë më datë 11.12.2023. Ndërsa mjeku i Qendrës Komunale për Mjekësi Familiare- QKMF-së në Lipjan, Krenar Berisha, tha se këto janë propagandë për të shitur krema të ndryshme. “Ka shkrime për vdekje nga myku i thonjve por jo ndonjë publikim shkencor. Më shumë janë propagandë për përdorimin e sprejëve dhe kremave të ndryshëm për trajtim. Por trajtimi i mykut të thonjve bëhet me anë të antibiotikëve”- thuhet në përgjigjen e Berishës dhënë më datë 11.12.2023.
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software