schema:text
| - Shtëpia e dy bashkëshortve të gjetur të vdekur në Prizren, Foto: KALLXO.com
Kryeprokurori mohon se djali dyshohet për vrasjen e çiftit në Prizren
Deklarata
Vrasja e çiftit në Prizren, djali i viktimave i dyshuari për vrasje
Vlerësimi
Me kos
Kryeprokurori i Prizrenit Admir Shala për KALLXO.com e ka demantuar se djali i viktimave është i dyshuar për vrasje. KRYPOMETRI do të përcjellë zhvillimet për këtë rast.
Artikulli
Gjatë ditës mediat kanë raportuar se djali i një çifti që u gjetën të vdekur në Prizren, po dyshohet për vrasjen e prindërve.
Portali Indeksonline ka raportuar se “ Prokuroria Themelore e Prizrenit ka thënë se i dyshuar për vrasjen e çiftit nga Prizreni është djali i tyre 35-vjeçar, A.Hadri.”
Këtë lajm e kanë shpërndarë edhe mediat tjera si Reporteri, Gazeta Express dhe Periskopi
Edhe televizioni Publik, RTK, pa asnjë konfirmim zyrtar ka publikuar lajmin se djali i viktimave po dyshohet për vrasjen e prindërve.
KALLXO.com ka kontaktuar me kryeprokurorin Admir Shala, i cili ka thënë se nuk e kam konfirmuar atë se çka po raportohet.
“ Djali i viktimave i cili ka jetuar me viktimat, ditën kritike kur jemi njoftua rqë janë gjetur viktimat, ai (djali i viktimave ) nuk ka qenë në shtëpi, e që nga ajo ditë nuk dihet vendndodhja e tij “ ka thënë kryeprokurori Admir Shala.
Kryeprokurori Admir Shala ka thënë se Prokuroria është në kërkim të djalit të viktimave, por nuk mund të thuhet se djali i viktimave është i dyshimtë për vrasje ashtu siç është raportuar.
“ Në momentin që do të hasim në të ai do të merret në pyetje dhe do të zbardhet e vërteta, por nuk mundemi me thanë se është i dyshimtë djali i viktimave “ ka përfunduar kryeprokurori Admir Shala.
Pra, deri më tani Prokuroria nuk e konsideron të dyshuar djalin e viktimave. KRYPOMETRI do të përcjellë zhvillimet dhe hetimeT e Prokurorisë në ditët në vazhdim
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
|