About: http://data.cimple.eu/claim-review/95a540b3caf4308075ca4eded2513fbf0d7e77c36f9a24d896f9132d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Përshkrimi i rremë i videos për Albin Kurtin Deklarata Kqyrne Albinin me Bab dhe 51% Turpin Kta jan Bab e Bir Njihuni me kta Vlerësimi Rrenë Video me përshkrimin “kqyrne Albinin me Bab dhe 51% Turpin Kta jan Bab e Bir Njihuni me kta” janë të rreme. Personi që shihet në video duke deklaruar “Serbia edhe presidentin Vuçiqin e kam kryetar edhe e dua shumë” nuk është babai i kryeministrit Albin Kurti. Edhe deklarata e Albin Kurtit është shkëputur në atë mënyrë që është nxjerrë jashtë kontekstit nga ajo çfarë Kurti kishte thënë në një takim me qytetar. Artikulli Më 25.02.2024, një profil ka publikuar një video (arkiva) me mbishkrimin “Kqyrne Albinin me Bab dhe 51% Turpin Kta jan Bab e Bir Njihuni me kta” (arkiva). Në këtë video fillimisht shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti teksa thotë “Mirëpo, shteti serb është më i fuqishëm se shtetet tona, edhe Kosova edhe Shqipëria. Ata e kanë shtetin më të fortë”. Më pas kjo deklaratë është lidhur me një qytetar, i cili thotë “kam qejf me shku veç me një shtet që e dua shumë edhe që është i shpirtit tem, Serbia edhe presidentin Vuçiqin e kam kryetar edhe e dua shumë”. Profili që ka shpërndarë këtë video ka thënë se Albin Kurti dhe qytetari dytë që flet kanë lidhje familjare, pra personi i dytë është babai i kryeministrit të vendit. Për të verifikuar vertetësinë e këtij postimi, Krypometër ka kontaktuar më Arlind Manxhuka, zëdhënësi i partisë Lëvizja Vetëvendosje, i cili e ka mohuar se personi në video është babai i kryeministrit Albin Kurti. “Nuk qëndrojnë pretendimet e këtij postimi që është tërësisht i rremë”- ka thënë Manxhuka. Ai gjithashtu ka shtuar se edhe ndërlidhja e këtyre dy deklaratave në këtë video është e manipuluar. “Kjo video dhe kjo lidhje është tërësisht manipulim dhe nuk qëndron”- u shpreh Manxhuka. Përmes kërkimeve, Krypometër ka gjetur postimin e Kryeministrit Albin Kurti në të cilin e kishte prezantuar familjen e tij, duke përfshirë babain e tij, e që dëshmon se personi në videon në fjalë nuk është babai i Kurtit. Përmes kërkimeve në internet, Krypometër e ka gjetur videon e plotë (Arkivi, nga min 22:01) prej nga është shkëputur deklarimi i Kryeministrit Albin Kurti të publikuar më 22.08.2020. Kjo video është nga një takim që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje kishte atëherë me një grup të qytetarëve. Krypometri ka verifikuar se deklarata e plotë e kryeministrit është “Kombi shqiptar është më i fuqishëm se kombi serb, mirëpo shteti serb është më i fuqishëm se shtetet tona, edhe Kosova edhe Shqipëria. Ata e kanë shtetin më të fortë, na e kemi kombin më të fortë” (Arkivi, 22:01). Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i Kosovës më 22 mars 2021, pas zgjedhjeve të mbajtura më 14 shkurt të vitit 2021 në të cilat Lëvizja Vetëvendosje kishte 50.2 % të votave.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software