About: http://data.cimple.eu/claim-review/97809cfe25650f0475ee3c96273031eae7b0b3d0d7ea0f96f4ab6a79     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se ministri ka pranuar krimin financiar Deklarata Vetëpranimi i krimit dhe njoftimi i krimit është lehtësim për masën me burg, sot Liburn Aliu ka pranuar veprën 16 milionë euro dhe ka kërkuar nga prokuroria ta hetojë si krim, këta dy kriminelë sot duhet të japin dorëheqjen dhe të mbyllen në paraburgim për keqpërdorimin e 16 milionë eurove të taksapaguesve të popullit të Kosovës! Vlerësimi Rrenë I tërë postimi, duke përfshirë fotografinë janë të rreme. Nuk ka pas pranim të krimit, ashtu sic nuk ka vendim gjykatës që mund të quhet kriminelë dhe as nuk ka konfirmim për keqpërdorim të 16 milionë eurove. E vërteta është që Auditori kishte konstatuar disa shkelje, mirëpo nuk ka pas pranim të fajit, por ministri Liburn Aliu i ka bërë thirrje prokurorisë për të hetuar gjetjet e Auditorit. Artikulli Një faqe në rrejtin social “Facebook”, “Albanian Real News” ka shkruar një postim duke pretenduar se ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrkturës, Liburn Aliu ka pranuar një vepër siç e ka quajtur faqja “keqpërdorim i 16 milionë eurove dhe ka kërkuar nga prokuroria të hetojë si krim”. “Vetëpranimi i krimit dhe njoftimi i krimit është lehtësim për masën me burg, sot Liburn Aliu ka pranuar veprën 16 milionë euro dhe ka kërkuar nga prokuroria ta hetojë si krim, këta dy kriminelë sot duhet të japin dorëheqjen dhe të mbyllen në paraburgim për keqpërdorimin e 16 milionë eurove të taksapaguesve të popullit të Kosovës!”, thuhet në postimin e bërë në Facebook. Postimit i është bashkëngjitur një fotografi e manipuluar, ku shihen ministri Aliu dhe zëvendësministri Hysen Durmishi, gjoja si persona të burgosur. Në brendësi të tekstit të publikuar nga faqja “Albanian Real News” nuk ka pranim të fajit nga asnjëra palë dhe postimi rezulton të jetë i rremë. Kjo faqe ka mbi 35 mijë pëlqime dhe mbi 84 mijë ndjekës. E vërteta është se ministri Aliu në seancën e Kuvendit kishte reaguar ndaj pretendimeve të Partisë Demoktratike të Kosovës për disa prej gjetjeve të raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Aliu kishte thënë se këtë raport e ka iniciuar bashkë me zëvendësministrin Hysen Durmishi dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë më prokurorinë në lidhje me këtë çështje. “Ky raport i auditimit ka treguar që ka parregullsi dhe ne e marrim seriozisht dhe e ftojmë ne prokurorinë. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me prokurorinë dhe e kemi bo gati materialin për me u marrë pikërisht me këtë çështje dhe jemi shumë të vendosur me i shku kësaj pune deri në fund”, ka deklaruar Aliu. Ai ka thënë se do të bëjnë auditim për të gjitha projektet dhe mënyrën se si është punuar përgjatë viteve për të gjitha projektet në Kosovë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software