About: http://data.cimple.eu/claim-review/9808865d4f6e87bbc822f44849c84b7664fc6280ed23d57e4ab80726     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Përdorimi i mjekut fiktiv për të promovuar shitjen e një suplementi Deklarata SHËNDETI I MESHKUJVE ËSHTË NË RREZIK: SI TË SHMANGNI KOMPLIKIMET DHE TË RIFITONI SHËNDETIN PA DHIMBJE Vlerësimi Rrenë Artikulli me titull “SHËNDETI I MESHKUJVE ËSHTË NË RREZIK: SI TË SHMANGNI KOMPLIKIMET DHE TË RIFITONI SHËNDETIN PA DHIMBJE” është i rremë. Në këtë artikull kinse citohet urologu Nedim Bajrami. Pas verifikimit nga Krypometër rezulton se nuk ka mjek me këtë emër në Kosovë. Bajrami është ilustruar edhe me fotografi të rreme. Ilaçi i reklamuar nuk ka autorizim të marketingut për Kosovë, që i bie se nuk mund të shitet si ilaç në Kosovë. Faqja që ka publikuar artikullin nuk është media edhe pse duket si e tillë. Artikulli Më 14.06.2024 faqja në Facebook, ‘Dr.Cecilia Hamphrey’ (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “Me këtë ilaç, prostatiti nuk shqezon më”. I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqen e internetit ‘cashkoval.com’ (arkiva) me titull “SHËNDETI I MESHKUJVE ËSHTË NË RREZIK: SI TË SHMANGNI KOMPLIKIMET DHE TË RIFITONI SHËNDETIN PA DHIMBJE”. Artikulli e citon citon personin e quajtur Nedim Bajrami si urolog. Krypometri ka kërkuar në listën e Odës së Mjekëve të Kosovës, nëse Nedim Bajrami është i licensuar për ta ushtruar profesionin e mjekut në Kosovë. Në këtë listë nuk gjendet asnjë mjek me këtë emër. Bajrami gjithashtu është i ilustruar edhe me një fotografi, të cilën pas kërkimeve ‘Tineye’ rezulton se përdoret si imazh për përshkrimin e vizitës te urologu. Faqja e internetit në të cilën është publikuar artikulli ka pamjen e një portali, por në secilën prej rubrikave (referimet, artikuj, intervista, hls, informacion i dobishëm) që klikohet të dërgon tek dritarja për porosi të ilaçit që promovohet. INSERT: Faqja qe duhet si portal Në këtë shkrim promovohet një ilaç i quajtur Prostafix. Krypometri ka kërkuar edhe tek lista e barnave që kanë autorizim marketingu në Kosovë nëse produkti i promovuar në këtë faqe lejohet të shitet në Kosovë. Pas kërkimeve në faqen e Agjencisë për produkte dhe pajisje medicinale në Kosovë rezulton se Produkti Prostafix nuk është në listën e barërave me autorizim marketingu. Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale thotë se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së Autorizimit për Marketing nga AKPPM”. Edhe pse në artikull pretendohet se ky produkt i shëron sëmundjet e prostatës, në fund të faqes së internetit është shkruar se “Ky produkt nuk është ilaç”. Krypometër ka kontaktuar me urologun Avni Fetahu, i cili ka thënë se trajtimi i sëmundjes së prostatës bëhet bazuar në protokolet shëndetësore, të cilat parashohin edhe barnat e aprovuar e që janë në shitje nëpër barnatore. Sipas Fetahut, ilaçet që i përshkruajnë për sëmundjet e prostatës janë të licencuara dhe kanë Autorizimit për Marketing nga AKPPM si parashihet në Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Në një shkrim autorial, urologu Rinor Dervishi kishte shkruar për problemet me prostatën dhe domosdoshmërinë që secili pacient të konsultohet me mjekë. Dervishi kishte shkruar se “trajtimi i prostatës varion varësisht prej problemit dhe madhësisë së prostatës, nga terapia me barna e deri te largimi i prostatës me intervenim kirurgjikal”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software