About: http://data.cimple.eu/claim-review/9a5333c93c6b1c55a133c2712a76f83603e21d529f96e8ecd6aaf2e3     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografi e manipuluar e ish-deputetit Labinot Tahiri Deklarata Labinot Tahiri: Një kafe me kryeminstrin e Kosovës z.Albin Kurti Vlerësimi Me kos Postimi “Labinot Tahiri: Një kafe me kryeminstrin e Kosovës z.Albin Kurti♥️” është i rremë. Ish-deputeti Tahiri ka thënë se nuk ka pirë kafe me kryeministrin Kurti. Edhe fotografia e Labinot Tahirit e publikuar nga kjo faqe është e manipuluar, pasi është vendosur fotografia e Albin Kurtit në filxhanin që Tahiri e mbanë në dorë gjatë një interviste të dhënë për Televizionin T7. Artikulli Më 25.04.2024, faqja në Instagram “muzikpershpirt” (Arkiva) ka publikuar një fotografi të ish deputetit të Kuvendit të Kosovës nga Aleanca Kosova e Re, Labinot Tahiri, i cili në dorë mbanë një filxhan me fotografi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti (Arkiva). Mbishkrimi i këtij postimi është “Labinot Tahiri: Një kafe me kryeminstrin e Kosovës z.Albin Kurti♥️”. Krypometër, përmesë kërkimit në “Google Lens” ka gjetur se fotografia është realizuar në studion e Televizionit T7. Fotografia orgjinale që është postuar nga vet ish deputeti tregon se në gotë është logo e televizionit 7 (Arkivi). Krypometri gjithashtu ka kontaktuar me ish deputetin, i cili gjithashtu ka thënë se fotografia është montazh. “Nuk kam pi kafe me kryeminsitrin, por me gjithë deshirë do pinim nga një kafe sepse mendimet për Shqiperinë e bashkuar si politikan i kemi të njëjta”- tha Tahiri. Tutje ai shtoi se kjo fotografi është e manipuluar. “Këtë foto e kanë bërë montazh, por kur kam qenë në parlament jemi takuar nganjeherë aty pari”- ka thënë Tahiri. Labinot Tahiri ka qenë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në lagjislaturën e gjashtë (Arkiva) (03.08.2017 deri 22.08.2019). Fillimisht ai kishte qenë pjesë e Aleancës Kosova e Re, e më pas ishte larguar nga kjo parti, e më 27.08.2019 kishte kaluar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (Arkiva). Gjatë kohës sa ai ishte deputet, më 14.06.2019 ishte nderuar me medaljen e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti– Skënderbeu nga kyreministri i asaj kohe, Ramush Haradinaj (Arkivi). Në zgjedhjet e 06.10.2019 ai kishte kandiduar për deputet, mirëpo nuk kishte arritur t’i siguronte votat. Më pas më 07.11.20119 ai kishte njoftuar se e kishte braktisur politikën (Arkivi).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software