About: http://data.cimple.eu/claim-review/9aff8011caafdc5f07eed38ebbdcd4e14ba1bbfa6cbbff47c6000235     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Agron Kuçi, kryetar i komunës së Junikut Kryetar i Junikut e mban fjalën Deklarata Agron Kuqi: Deri në fund të vitit 2018 ka me ua dhanë objektin në shfrytëzim Universitetit të Konstancës… Për 12 ose 25 vite. Vlerësimi E vërtetë Shakira nuk do të vijë në Mitrovicë për të mbajtur një koncert me rastin e hapjes së urës së Mitrovicës. As ura nuk do të mbajë emrin Shakira. Bahtiri dështimin e koncertit të Shakirës e ka bërë me mungesën e sigurisë së plotë, e cila ka munguar në atë pjesë edhe në kohën kur është bërë premtimi për koncert. Artikulli Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi në debatin për kryetar komune, ‘Debat Përnime’ kishte premtuar që deri në fund të vitit 2018 do t’ia japë një objekt në shfrytëzim Universitetit të Konstancës për themelimin e Qendrës Ekologjike në Junik. “Deri në fund të vitit 2018 ka me ua dhonë objektin në shfrytëzim Universitetit të Konstancës. (Për sa vite keni me ua dhonë në shfrytëzim se ata dojnë me ditë?) Ose 12 ose 25 vite”, kishte deklaruar Kuçi. Dhënia në shfrytëzim e objektit për Universitetin e Konstancës, kishte kaluar në njërën nga mbledhjet e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe është miratuar në mbledhjen e Kuvendit Komunal, e cila është mbajtur më 27 shtator 2018. Tashmë ky Universitet do ta ketë në shfrytëzim pronën komunale për 15 vjet, nëse finalizohen të gjitha . “Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal (27 shtator) është marrë miratimi për dhënie në shfrytëzim të parcelës 1174, për 15 vite. Tani jemi në procedura tjera administrative”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Junikut për Kallxo.com. Kallxo.com ka dërguar përsëri pyetje në Komunën e Junikut më 7 nëntor për të pyetur nëse kanë përfunduar procedurat administrative në lidhje me dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për Universitetin e Konstancës. Në përgjigjen e Komunës së Junikut të datës 19 nëntor thuhet se procedurat administrative ende janë duke u zhvilluar. “Kuvendi Komunal në mbledhjen e fundit të datës 31 tetor 2018, ka marrë dy vendime, si në vijim, vendim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme komunale, dhe vendim për themelimin e Komisionit vlerësues për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës së Junikut në shfrytëzim”, vazhdon përgjigja e Komunës së Junikut. Më 6 dhjetor Kallxo.com ka dërguar përsëri pyetje në Komunën e Junikut për të pyetur nëse procedurat administrative për dhënien në shfrytëzim të objektit për Universitetin e Kosnstancës kanë përfunduar. Por në përgjigjen e Komunës së Junikut më 21 dhjetor thuhet se procedurat administrative ende janë duke u zhvilluar. “Kuvendi Komunal në mbledhjen e rregullt, ka marrë dy vendime, si në vijim: vendim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme komunale, dhe vendim për themelimin e Komisionit vlerësues për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës së Junikut në shfrytëzim”, vazhdon përgjigja e Komunës së Junikut. Ata kanë shtuar se tani Komisioni është duke i kryer punët e veta që i ka të caktuara me vendim, pra është duke i bërë përgatitjet për njoftim publik për shprehje të interesit. Agron Kuçi është zgjedhur për herë të tretë në krye të Komunës së Junikut me rreth 7 mijë banorë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Agron Kuçi është zgjedhur kryetar i Junikut qysh në raundin e parë të zgjedhjeve të zhvilluar me 22 tetor. Kandidati Agron Kuçi ka fituar me 1 mijë e 499 ose 57.88 për qind kundrejt tre kandidatëve të tjerë nga LDK, Vetëvendosje dhe PDK që synonin pozitën e të parit të Junikut.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software