About: http://data.cimple.eu/claim-review/9b61c021203dcac9edaf712a85758de09112df1272b306d38f267898     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Informacioni i rremë për ndihmat që ofroi Turqia për Bosnje dhe Hercegovinën Deklarata Pas përmbytjeve, mbi 55 shlepera nga Turqia me ndihma nisen drejt Bosnjës & Hercegovinës Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Fotografitë e kamionëve me përshkrimin “Pas përmbytjeve, mbi 55 shlepera nga Turqia me ndihma nisen drejt Bosnjës & Hercegovinës”- nuk janë të sakta. Turqia i ka ofruar ndihma Bosnje dhe Hercegovinës pas fatkeqësisë natyrore që ndodhi në fillim të muajit tetor 2024, mirëpo ato ndihma nuk janë në kamionët që janë në fotografi. Kamionët që shihen në fotografi ishin nisur nga Bosnja dhe Hercegovina për në Turqi dhe Siri, në kohën kur kishte ndodhur tërmeti vdekjeprurës. Artikulli Më 04.10.2024 faqja në Facebook ‘Lajme Nga Bota’ (arkiva) ka publikuar një fotografi të disa kamionëve duke pretenduar se të njëjtit janë nisur nga Turqia për në Bosnje dhe Hercegovinë, pas përmbytjeve në këtë shtet. “Pas përmbytjeve, mbi 55 shlepera nga Turqia me ndihma nisen drejt Bosnjës & Hercegovinës”- thuhet në këtë postim. Përmes instrumentit të kërkimit të fotografive “Google Lens”, Krypometër ka gjetur se fotografia është shkrepur vitin e kaluar, më 17.02.2023, pas tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë. Në atë kohë, mediat raportonin se kamionët ishin nisur nga Bosnja e Hercegovina për në Turqi. Mediumi N1info.ba kishte raportuar se 54 kamionë me ndihma ishin nisur nga Sarajeva për në Turqi dhe Siri. Këto ndihma do të shpërndaheshin në qytetet e prekura nga tërmeti. “Qindra vullnetarë të palodhur paketuan ushqim, ujë, sende higjienike, ngrohëse, gjeneratorë, çanta gjumi, tenda, sende për foshnje dhe më të vegjëlit në kamionë”- pati raportuar N1info.ba. Klix Vjesti pati raportuar se vlera minimale e ndihmave arrinte shumën prej 6 milionë marka konvertibile të Bosnje dhe Hercegovinës (rreth 3 milionë euro). Elvira Karaliqa nga organizata joqeveritare Pomozi.ba kishte treguar se ishte planifikuar që të niseshin 60 kamionë, por që për shkak të disa problemeve të vogla teknike kjo nuk ishte bërë e mundur. Përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë në tetor 2024 Të paktën 19 njerëz kanë vdekur në Bosnje dhe Hercegovinë dhe shumë të tjerë janë lënduar, pas rreshjeve të shiut që shkaktuan edhe rrëshqitje të dheut më 04.10.2024. Qeveria e Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës shpalli “gjendje të fatkeqësisë natyrore” në këtë entitet pas rreshjeve të shumta që shkaktuan rrëshqitje dhe lëvizje të tokës. Rreshjet e dendura kishin shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Bosnjë e Hercegovinë gjatë natës, ndërsa gjendja më kritike raportohej të jetë në zonën e Jabllanicës, ku uji nga përmbytjet në disa fshatra kishte kaluar mbi çatitë e shtëpive. Gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme më 04.10.2024, Presidenca e Bosnje e Hercegovinës në mënyrë unanime u vendos që të angazhohen Forcat e Armatosura në Bosnje në komunën e Jabllanicës. Ekipe të shpëtimit, njësi të tjera dhe një helikopter i ushtrisë u përfshinë në përpjekjet për t’iu ofruar ndihmë autoriteteve civile në përgjigje ndaj kësaj fatkeqësie natyrore. Për shkak të rreshjeve të shumta, ishin përmbytur gjithashtu pjesë të komunave Kiseljak, Kreshevo dhe Fojnica, në pjesën qendrore të Bosnjës. Ndihmat nga Turqia Më 04.10.2024, Turqia i kishte shprehur ngushëllime Bosnje dhe Hercegovinës për humbjen e jetëve nga përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut, si dhe ka ofruar ndihmë humanitare për këtë vend të Ballkanit Perëndimor, raporton Anadolu. Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë pati treguar gatishmërinë që të ofrojë të gjitha llojet e ndihmave humanitare. “Turqia është e gatshme të ofrojë të gjitha llojet e ndihmave humanitare për Bosnjë e Hercegovinën miqësore dhe vëllazërore”- tha ministria turke. Më 06.10.2024, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, shprehu ngushëllime për personat që humbën jetën në përmbytjet në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe gjithashtu u uroi shërim të shpejtë të plagosurve. “Ne po dërgojmë ndihmën tonë, duke përfshirë strehim emergjent dhe nevoja ushqimore në rajonin ku u gjetën trupat e pajetë të 18 personave dhe ku operacionet e kërkim- shpëtimit për 40 persona vazhdojnë”- tha ai. Presidenti turk njoftoi se paketa përfshin 96 gjeneratorë, 60 kontejnerë, 168 shtretër, 84 komplete kuzhine, 1,050 batanije, 1,130 pako ushqimore dhe furnizime, dy tonë miell, dhjetë pompa kullimi të ujit, si dhe komplete të kujdesit personal, kondicionerë, frigoriferë dhe ujë të pijshëm.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software