About: http://data.cimple.eu/claim-review/9c082e924af7798ba81c9fae22867b03f4ca15b2036fb2f6b0053dd0     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pamjet e rreme të dronit iranian drejt Izraelit Deklarata Ne Izrael u vrane gjithsej, ZERO PERSONA. Aq me pak komandante te nivelit qe Izraeli i vrau Iranit. Thuhet madje se edhe Dronet nuk kane patur lende shperthyese brenda Vlerësimi Rrenë Përshkrimi i videos “Ne Izrael u vrane gjithsej, ZERO PERSONA. Aq me pak komandante te nivelit qe Izraeli i vrau Iranit. Thuhet madje se edhe Dronet nuk kane patur lende shperthyese brenda” është i rremë. Pamjet e publikuara nuk tregojnë dronë iranian që ishin përdorë në sulmin ndaj Izraelit, më 13 dhe 14 prill 2024. Pamjet janë publikuar për herë të parë më 21.02.2024 dhe tregojnë një ngjarje të ndodhur në qytetin sirian Abu Khashab. Artikulli Më 14.04.2024, një profil në Facebook (arkiva) ka publikuar disa pamje përmes të cilave pretendohet se janë dronë nga sulmi i Iranit në Izrael. Kjo video është publikuar me përshkrimin: “Ne Izrael u vrane gjithsej, ZERO PERSONA. Aq me pak komandante te nivelit qe Izraeli i vrau Iranit. Thuhet madje se edhe Dronet nuk kane patur lende shperthyese brenda”. Fotografia është publikuar në ditën kur Irani sulmoi Izraelin me dronë dhe raketa mbrëmjen e datave 13 dhe 14 prill 2024. Krypometër përmes instrumentit të kërkimit “Google Lens”, ka kërkuar fotografinë në internet dhe ka rezultuar se pamjet janë të vjetra. Pas kërkimit në internet, ka rezultuar se videoja në fjalë është publikuar më 21.02.2024 dhe tregon një ngjarje të ndodhur në qytetin sirian Abu Khashab. “Një dron vetëvrasës u përplas në linjat elektrike dhe të komunikimit në fshatin Qamar Aldin pranë qytetit të Abu Khashb në provincën veriperëndimore Hasakah. UAV-ja është plotësisht e paprekur pa asnjë shpërthim të eksplozivëve duke e bërë këtë një artikull shumë të rrezikshëm për t’u hequr”- ka shkruar në rrjetin social X faqja siriane SteeleM më 21.02.2024, duke bashkëngjitur fotografitë e dronit. Mbrëmjen mes 13 dhe 14 prillit 2024, Irani sulmoi Izraelin me dronë e raketa, në shenjë hakmarrje për një sulm vdekjeprurës në konsullatën iraniane në Siri, më 01.04.2024. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës tha se deri më tani nuk ka asnjë shtetas kosovar të lënduar nga zhvillimet e fundit në Izrael. Ndërkaq, një sulm ajror izraelit që shkatërroi konsullatën e Iranit në Siri më 01.04.2024 la pas vetes dy gjeneralë iranianë dhe pesë oficerë të vrarë, sipas zyrtarëve sirianë dhe iranianë. Sulmi ajror në Siri vrau gjeneralin Ali Reza Zahdi, i cili udhëhoqi forcat elitare Quds në Liban dhe Siri deri në vitin 2016, sipas Rojeve Revolucionare të Iranit. Ai vrau gjithashtu zëvendësin e Zahdiut, gjeneralin Mohammad Hadi Hajriahimi dhe pesë oficerë të tjerë, raportoi Zëri i Amerikës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software