About: http://data.cimple.eu/claim-review/9d4fb43913b65ef69b120c6c2f133b5b26ac442909198ee560e4c7b9     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e manipuluar për LDK-në Deklarata LDK me Foto te Re ne Zyra … Vlerësimi Rrenë Fotografia e bërë në zyret e LDK-së që në prapavijë ka fotografinë e Isa Mustafës e publikuar në grupin në facebook ‘Diaspora me ALBININ’ me mbishkrimin “LDK me Foto te Re ne Zyra …” është e manipuluar. Në fotografinë reale, në murë është e vendosur fotografia e ish-Presidentit të Kosovës dhe kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova. Isa Mustafa e ka udhëhequr LDK-në për 11 vjet dhe ka qenë kryetar dhe kryeminstër i Kosovës. Artikulli Më 11.06.2024 në grupin në facebook ‘Diaspora me ALBININ’ (arkiva) është postuar një fotografi e bërë në zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovës që në prapavijë ka të vendosur në murë portretin e ish-kryetarit, Isa Mustafa. Fotografia është publikuar me mbishkrimin “LDK me Foto te Re ne Zyra …”. Krypometër, përmes kërkimit në “Google Lens” ka gjetur se fotografia reale është publikuar më 22.03.2023. Fotografia ishte bërë në zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë takimit të kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog. Në fotografinë reale, në murë nuk është e vendosur fotografia e ish-Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, por është fotografia e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ambasadori i BE-së kishte takuar kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku dhe zyrtarë tjerë për të biseduar lidhur me marrëveshjen me Serbinë dhe nevojën për përkrahje edhe nga opozita. Isa Mustafa, politikani tashmë në pension ishte kryetar i Prishtinës nga viti 2007-2013, ndërsa nga viti 2014 e deri në vitin 2017 ishte kryeministër i Kosovës. Mustafa ishte kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga viti 2010-2021. Në zgjedhjet e përgjithshme në shkurt 2021, LDK u rendit si partia e tretë në vend me pak mbi 100 mijë vota, apo 13%. Javë më pas, më 14.03.2021, tashmë ish kryetari i kësaj partie Isa Mustafa dha dorëheqje nga drejtimi i LDK-së. Në vend të Mustafës, drejtimin e partisë e mori Lumir Abdixhiku. Në qeverinë e zgjedhur më 2020, të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, Abdixhiku udhëhoqi Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit. Në zgjedhjet e 14 shkurtit, 2021, Abdixhiku sërish ka fituar mandatin e deputetit, ndërsa LDK-ja nën drejtimin e tij kishte fituar zgjedhjet në 9 komuna.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software