About: http://data.cimple.eu/claim-review/9eba1732c39a75bb5fb5c8db63ed305b108e615c99d7eff26ac4d046     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Njoftime të rrejshme në emër të institucioneve të Kosovës Deklarata Ka një numër të madh shtëpish për zbutjen e varfërisë në dispozicion për të gjithë (mund të banohen përgjithmonë)! Përparsi kanë ata mbi 45 vjeç! Përfshirë të pastrehët dhe të huajt Vlerësimi Rrenë Postimi i bërë në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës se gjoja “ka një numër të madh shtëpish për zbutjen e varfërisë në dispozicion për të gjithë (mund të banohen përgjithmonë)! Përparsi kanë ata mbi 45 vjeç! Përfshirë të pastrehët dhe të huajt”- është i rremë. Në këtë postim, është përdorur stema e Republikës së Kosovës, në kundërshtim me Ligjin për Përdorimin e Simboleve Shtetërore. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se nuk kanë publikuar thirrje të tillë për ndarjen e banesave pa pagesë. Projekti i Qeverisë për banim të përballueshëm ende nuk është finalizuar. Artikulli Më 18.12.2024, faqja në Facebook Home Service 1125 (arkiva) ka publikuar një njoftim për të aplikuar për shtëpi, me qëllim të zbutjes së varfërisë. “Ka një numër të madh shtëpish për zbutjen e varfërisë në dispozicion për të gjithë (mund të banohen përgjithmonë)! Përparsi kanë ata mbi 45 vjeç! Përfshirë të pastrehët dhe të huajt”- shkruan në këtë njoftim, në të cilin është e vendosur edhe stema e Republikës së Kosovës, e cila përdoret nga institucionet shtetërore. Kur klikohet, linku të dërgon te uebfaqja foreclosed-home04.shop (arkiva), e cila po ashtu të ofron disa opsione, të cilat janë në gjuhën angleze e të cilat nuk kanë të bëjnë asgjë me publikimin në Facebook Home Service 1125 (arkiva). Krypometër ka kontrolluar përmes platformës Whois domenin e uebfaqes foreclosed-home04.shop (arkiva), e cila rezulton se është regjistruar më 20.11.2024, ndërsa, emrat e pronarëve nuk janë publik. Ligji për Përdorimin e Simboleve Shtetërore të Kosovës thot se “Stema është një nga simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe e njëjta mund të përdoret vetëm si është përcaktuar në këtë Ligj.” Neni 11 i këtij Ligji thot se “Stema do të përdoret në të gjitha aktet zyrtare të Republikës.” “Stema e Republikës së Kosovës vendoset: a) në hyrje të institucioneve shtetërore, së bashku me emërtesën e tyre; b) në të gjitha aktet zyrtare; c) në vulat e institucioneve shtetërore; d) në dokumentet dhe marrëveshjet ndërshtetërore të Republikës së Kosovës, në bazë të reciprocitetit.”- thuhet në Nenin 11 të Ligjit për Përdorimin e Simboleve Shtetërore të Kosovës. Për të verifikuar këtë njoftim, Krypometër ka kontaktuar zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se ky njoftim nuk është bërë nga institucionet e Republikës së Kosovës. “I ftojmë qytetarët që të kenë kujdes e të mos bien pre e dezinformatave dhe mashtrimeve. Si dhe, t’i përcjellin njoftimet nga faqet zyrtare të institucioneve të vendit.”- ka thënë Kryeziu. Edhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës ka thënë se njoftimi nuk është bërë nga institucionet shtetërore. “Ministria e Punëve të Brendshme konfirmon se nuk ka publikuar asnjë thirrje të tillë dhe të njëjtat nuk kanë të bëjnë me MPB dhe as me Qeverinë e Republikës së Kosovës.”- thuhet në përgjigjen e MPB. Çfarë lehtësirash ofrohen për banim në Kosovë? Komunat e caktuara të Kosovës ofrojnë banime sociale, vetëm për familjet në nevojë apo raste të caktuara sociale (shih: këtu, këtu dhe këtu). Qeveria e Kosovës siguron vendbanim edhe për azilkërkuesit, të cilët janë vendosur në një zonë të caktuar, derisa nuk është jetësuar ende premtimi i dhënë nga Qeveria Kurti, për sigurimin e banimit të përballueshëm. Kryeministri, Albin Kurti kishte premtuar se do të mundësojë banim të përballueshëm social për 4,000 familje, me skemat 120×120 dhe 150×150. Premtimi i Qeverisë Kurti ishte që çiftet e reja të mund të blejnë banesa, me çmime të përballueshme, me mundësi të pagesës deri në 150 muaj dhe më këste mujore deri në 150 euro në muaj. Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu kishte njoftuar se është hapur aplikimi për identifikimin e lokacioneve, për objektet e banimit të përballueshëm në Kosovë. Më 09.02.2024, ai u kishte bërë thirrje Komunave që të aplikojnë në këtë thirrje, në mënyrë që të identifikohen lokacionet e duhura për këtë projekt. Ndërkohë, më 16.02.2024, Aliu i kishte bërë të ditura kriteret për përcaktimin e lokacioneve, për ndërtimin e objekteve të banimit të përballueshëm, si dhe dokumentet e nevojshme për aplikim. Në anën tjetër, një Marrëveshje, në vlerë 25 milionë euro, ishte nënshkruar më 25.01.2024 nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe guvernatori i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës (CEB), Carlo Monticelli, sa i përket banimit të përballueshëm për familjet e cenueshme, të cilat kanë të ardhura të ulëta pa zgjidhje banimi. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se e kanë hapur tenderin për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm në disa Komuna. Tenderi për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm kapë vlerën mbi 38 milionë euro dhe do të zbatohet në këto Komuna: Pejë, Gjilan, Podujevë e Istog.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software