About: http://data.cimple.eu/claim-review/9ede9152682641d2e0aca21e9f798bee63de4ad7b2e7d64e684c8ea9     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti - Foto: Facebook Rrena e Shpend Ahmetit Deklarata Shpend Ahmeti: “Synojmë gjysmën e drejtorive [gra]”, ishte premtimi i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti kur është pyetur se sa drejtori do të drejtohen nga gratë në mandatin e dytë të tij si kryetar komune. Vlerësimi Rrenë Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti udhëheqjen e drejtorive ia ka besuar burrave. Deri më tani i ka emëruar 11 burra dhe një grua në krye të 12 drejtorive. Emërimet që ai i ka bërë janë larg synimit që ai kishte. Ahmeti kishte premtuar se synon që gjysma e drejtorive të drejtohen nga gratë në mandatin e tij. Kjo nuk ka ndodhur. Fakti që Ahmeti nuk ka thënë se do t’i emërojë gjysmën gra, por vetëm ka thënë që synon nuk amnistohet nga Krypometri, i cili e vlerëson si premtim të pa-mbajtur, rrjedhimisht Rrenë. Artikulli Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk e ka mbajtur një nga premtimet e dhëna në fushatën parazgjedhore. “Synojmë gjysmën e drejtorive [gra]”, ishte premtimi i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti kur është pyetur se sa drejtori do të drejtohen nga gratë në mandatin e dytë të tij si kryetar komune. Nga 13 drejtori sa ka në total komuna e Prishtinës, Ahmeti i ka emëruar 12 drejtuesit e drejtorive përkatëse ose mbi 90 përqind të totalit të drejtorive. Deri më tani, Ahmeti e ka emëruar vetëm një grua në krye të një drejtorie komunale. Nora Kelmendi do ta udhëheqë edhe këtë mandat Drejtorinë e Kadastrit. Ndërsa, njëmbëdhjetë drejtoritë tjera do të udhëhiqen nga burrat. Përveç drejtorive, Ahmeti edhe zëvendësin e tij e ka një burrë, Selim Pacollin. Ka mbetur edhe një drejtori që ende nuk ka ende drejtues. Por, edhe nëse hipotetikisht në krye të kësaj drejtorie do të emërohet një grua, kryetari Ahmeti është shumë larg premtimit që e ka dhënë. Të emëruara: 13 drejtori në total, 12 deri tash te emërtuar – nga to vetëm 1 grua. - Drejtorinë e Kadastrit: Nora Kelmendi - Drejtorinë e Administratës: Muhedin Nushi - Drejtorinë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm: Genc Bashota - Drejtorinë e Urbanizimit: Ardian Olluri - Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies: Arben Vitia - Drejtorinë e Arsimit: Januz Salihaj - Drejtorinë e Inspeksionit: Brahim Mehmetaj - Drejtorinë e Pronës: Dren Kukaj - Drejtorinë për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave: Gëzim Mehmeti - Drejtorinë për Rini Kulturë dhe Sport: Yll Rugova - Drejtorinë e Bujqësisë: Shkumbin Gashi - Drejtorinë e Financave: Ismail Kokaj - Shërbime Publike: XY
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software