schema:text
| - Gazmend Muhaxheri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Muhaxheri zotohet që do të zbatojë 50 për qind të rekomandimeve të Auditorit
Deklarata
Gazmend Muhaxheri (09.12.2020)- “Po besoj që 50% të rekomandimeve kemi me i zbatu edhe përkundër pandemisë edhe sfidave që i kemi pas në këtë vit”
Vlerësimi
Hetimet vazhdojnë
KRYPOMETRI do të monitorojë nëse Kryetari i Pejës do të mbajë premtimin e dhënë lidhur me zbatimin e rekomandimeve të Auditorit.
Artikulli
Në debatin e mbajtur në Komunën e Pejës për gjetjet e auditorit dhe zbatimin e rekomandimeve, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka premtuar se deri vitin e ardhshëm do të zbatojë 50% të rekomandimeve nga Auditori i Përgjithshëm që i janë dhënë në raportin për vitin 2019.
“Po besoj që 50% të rekomandimeve kemi me i zbatu edhe përkundër pandemisë edhe sfidave që i kemi pas në këtë vit.”, ka thënë Muhaxheri.
Mes të tjerash Muhaxheri ka thënë se rekomandimet të cilat i kanë marr nga auditori janë përfillur në planifikimin e buxhetit dhe në në prokurorim.
Ndërsa, Emine Fazliu, ndihmës Auditore e Përgjithshme, Emine Fazliu ka bërë të ditur të mirat dhe dobësitë që ka Komuna e Pejës në menaxhim.
“Komuna e Pejës për vitin 2019 ka realizuar 97% të buxhetit final, është një realizim i mirë dhe nëse bëjmë krahasimin me vitin e kaluar kemi një ulje prej 1%. Komuna ka tregu dobësi në menaxhimin e shpenzimeve, sidomos të atyre përmes prokurimit, vlen të ceket edhe niveli i lartë i pagesave të vendimeve gjyqësore, ku këto kanë rritur kosto shtesë të komunave për përmbaruesit ose shpenzimet gjyqësore. Dobësi janë vërejtur edhe në regjistrimin e pasurisë dhe në menaxhimin e detyrimeve dhe llogarive të arkë shtueshme”, ka thënë Fazliu.
|