About: http://data.cimple.eu/claim-review/9fb609029de84ed0f5df474460719df011957dd1e8bc781e8b83e838     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se Mustafa Nano ka deklaruar se “Kosova është pjesë e Serbisë” Deklarata ‘Mustafa Nano: Kosova është pjesë e Serbisë dhe Shqiptarët janë shumë mbrapa Serbisë’ Vlerësimi Rrenë Titulli i artikulli ‘Mustafa Nano: Kosova është pjesë e Serbisë dhe Shqiptarët janë shumë mbrapa Serbisë’ është i rremë. Publicisti Mustafa Nano asnjëherë nuk ka thënë se “Kosova është pjesë e Serbisë”. Sa i përket shqiptarëve, Nano i ka krahasuar me dy popujtë fqinjë, serbet dhe grekët. Ai ka thënë se bazuar në histori del që shqiptarët janë mbrapa fqinjëve të vetë, pra ai ka folur për gjithë shqiptarët dhe nuk i ka veçuar shqiptarët e Kosovës si aludohet në titull. Artikulli Më 11 qershor 2022, faqja e internetit ‘kapelajmin.com’, ka publikuar një artikull me titullin ‘Mustafa Nano: Kosova është pjesë e Serbisë dhe Shqiptarët janë shumë mbrapa Serbisë’. I nëjti artikull është rishpëndarë edhe më 26 maj 2023. Artikulli i referohet Mustafa Nanos, publicist nga Shqipëria. Por, Nano nuk e ka bërë një deklarim të tillë. Më 18 shtator 2017, Mustafa Nano ka qenë i ftuar në emisionin “Open” në televizionin “TopChannel”, për të diskutuar për librin e tij “Sandwich”, në temën, “a është mirë me qenë shqiptarë?”. Në këtë intevistë, Nano nuk ka thënë asnjëherë që ‘Kosova është pjesë e Serbisë’. Kurse, pjesën e dytë të deklarimit, Nano e ka bërë, por jo në kontekstin e paraqitur në këtë postim në Facebook. “Të jesh shqiptar është fatalitet, siç është edhe të jesh anglez, serb, grek, gjerman. Është një gjë që nuk është zgjedhja jonë, siç nuk është zgjedhja jonë të jemi burra apo gra siç nuk është zgjidhja të jemi banor të Tiranës apo Skraparit. Me pyetjen në libër kam dashur të paralajmëroj lexuesin që unë bëj një portret shqiptari”- ka thënë ai në emisionin Open 18 shtator 2017. “Unë jam shqiptar 24 karat dhe e gjej veten edhe tek veset edhe tek virtytet. Shqiptari është një gjë kulturalisht e prapambetur, më e prapambetur sesa fqinjët tanë se serbët dhe grekët. Kjo shpjegohet me rrethana historike. Është një qenie e prapambetur”- ka theksuar ai. Më 24 shkurt 2019, Mustafa Nano në emisionin ‘Xing me Ermalin’ pati sqaruar ‘marrëdhënien’ e tij më shqiptarët e Kosovës. “Është një pjesë e audiencës kosovare që ka ca kohë me mua ka një marrëdhënie të vështirë, jo fort miqësore dhe unë besoj që gjithçka ka nisur kur unë kam dhënë një numër deklaratash duke filluar me Xhakën dhe Shaqirin, këtu ata bënë simbolin në ndeshjen Serbi-Zvicër, këtu pati një lloj ekzaltimi, unë e qortova këtë gjest, sepse ishte një gjest i pavend”- ka thënë ai. Për artikullin në fjalë, KALLXO.com ka kontaktuar publicistin Nano mirëpo deri në publikimin e këtij teksti ai nuk ka dhënë përgjigje. Në qershor të vitit 2018, në ndeshjen e futbollit ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës, dy lojtarët nga Kosova Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri të cilët kanë luajtur për kombëtaren e Zvicrës kanë shënuar dy gola dhe pas secilit gol ata kanë realizuar simbolin e shqiponjës. Simboli i shqiponjës, ishte konsideruar patriotizëm deklarativ nga Nano. “Është një patriotizëm deklarativ, spektakolar, dhe unë nuk jam për një patriotizëm të tillë”- ka deklaruar Nano në emisionin emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini. Më vonë të dy lojtarët ishin dënuar me nga FIFA me nga 10 mijë franga. Ata janë ndëshkuar për “sjellje të papërshtatshme”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software