About: http://data.cimple.eu/claim-review/a01d89171cfeade5a6de16801e68ce6ad3af56aaacb872238ca79344     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Prezantimi i rrejshëm i doktorëve për të shitur produkte mjekësore Deklarata Shkatrroni prostatitin 4-vjeçar për një natë dhe pa dhimbje? Shtyp moshën tënde dhe unë do të të them çfarë të bësh Vlerësimi Rrenë Postimi “Shkatrroni prostatitin 4-vjeçar për një natë dhe pa dhimbje? Shtyp moshën tënde dhe unë do të të them çfarë të bësh”- është i rremë. Në këtë postim është bashkëngjitur një shkrim në të cilin janë prezantuar intervista të sajuara me persona që rrejshëm janë prezantuar si mjekë. Fizikanti japonez, Shigeaki Hinohara, rrejshëm është prezantuar si mjek urolog. Në këtë shkrim është rekomanduar një produkt për të cilin pretendohet se i shëron sëmundjet e prostatës, megjithatë specialistët rekomandojnë që pacientet të vizitojnë urologët në mënyrë që të bëhet përcaktimi i sëmundjes dhe përshkrimi i produkteve për trajtimin e tyre. Artikulli Më 07.10.2024 faqja në Facebook ‘Butterfly steam 96’ (arkiva) ka publikuar një artikull për shërimin e prostatës. “Shkatrroni prostatitin 4-vjeçar për një natë dhe pa dhimbje? Shtyp moshën tënde dhe unë do të të them çfarë të bësh”- shkruan në infografikën e publikuar, në të cilën janë renditur edhe disa numra për të përshkruar moshën nga 30 deri në 71 vjeç. Krypometri ka kontrolluar informacionet për faqen në Facebook ‘Butterfly steam 96 ’(arkiva) dhe rezulton se e njëjta është hapur më 23.04.2024, ndërsa menaxherët e faqes janë me lokacion në Ukrainë. Kur klikon mbi këtë postim, linku të dërgon tek faqja e internetit ‘al1.diefiltertea.info’ (arkiva), e cila ka një artikull të gjerë rreth shërimit të prostatës. “Mosha – nuk është pengesë për një jetë normale!”- shkruan në titullin e këtij artikulli. Artikulli citon Memoru Akiyama, i cili përshkruhet si “urologu më i mirë në Japoni, kryeurologu i Tokios, shef i Departamentit të Urologjisë, kandidat i Shkencave Mjekësore. Urologu më i mirë në botë, sipas OBSH-së”. Krypometri ka kërkuar në Google këtë emër të pretenduar të doktorit por nuk ka të dhëna dhe publikime për ndonjë mjek më këtë emër. Memoru Akiyama është i ilustruar edhe me një fotografi, të cilën Krypometër e ka verifikuar përmes ‘Google Lens’ dhe ka gjetur se kjo fotografi i takon fizikantit japonez, Shigeaki Hinohara, i cili ka vdekur në moshën 105-vjeçare në vitin 2017. Në këtë artikull reklamohet produkti ‘Prostafix’. Pas kërkimeve në faqen e Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale në Kosovë rezulton se produkti ‘Prostafix’, nuk është në listën e produkteve me autorizim marketingu dhe nuk lejohet të shitet në Kosovë. Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale thotë se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së Autorizimit për Marketing nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale”. Krypometër ka kontaktuar me urologun Avni Fetahu, i cili ka thënë se trajtimi i sëmundjes së prostatës bëhet bazuar në protokolet shëndetësore, të cilat parashohin edhe barnat e aprovuara e që janë në shitje nëpër barnatore. Sipas Fetahut, ilaçet që i përshkruajnë për sëmundjet e prostatës janë të licencuara dhe kanë Autorizim të marketingut nga AKPPM, si parashihet në Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Krypometri ka biseduar edhe me farmacistin klinik, Astrit Haxhijaha, i cili ka thënë se pacientët të cilët kanë probleme me prostatën duhet t’i drejtohen urologut. “Pacientët me probleme me prostatë duhet t’i drejtohen urologut pasi ai është specialist që e trajton kete problem”- ka thënë Haxhijaha. Krypometri ka kërkuar edhe informacione të tjera përmes platformës whois.com për domenin e ueb-faqes al1.diefiltertea.info dhe ka gjetur se e njëjta është regjistruar më 13.02.2023. Emri i pronarit nuk bëhet i ditur e as vendi ku është regjistruar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software