About: http://data.cimple.eu/claim-review/a0cd49ed929aa5c29ac268f79eedc79730c34ac2a5986ae8baffe420     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Protesta e Policisë së Kosovës. Foto: Adelina Ahmeti/KALLO.com Rrena se Policia ka kthyer SMS-ët Deklarata policia kthen SMS-sat e shlyer në telefon! Vlerësimi Rrenë Publikimi me titull “Zbulohen fakte të reja ‘shokuese’ nga Naim Museli, “policia kthen SMS-sat e shlyer në telefon!”- është i rremë. Krypometër ka verifikuar se personi që citohet në këtë artikull nuk e ka thënë një deklaratë të tillë. Artikulli Me datë 8 dhjetor 2023, faqja në Facebook “Vipat e ShowBizit” ka shpërndarë një lajm i cili përmbante titullin “Zbulohen fakte të reja ‘shokuese’ nga Naim Murseli, policia kthen SMS-të e shlyer në telefon!”. Artikulli bazohet edhe në një deklaratë e cila është dhënë ditë më parë nga avokati Skender Musa i cili kishte përmendur gjatë një emisioni se Policia e Kosovës ka një teknologji e cila mund të kthejë mesazhet e fshira nga telefoni. Krypometri ka kontaktuar me avokatin Skender Musa i cili edhe citohet në artikullin e shpërndarë nga “Vipat e ShowBizit”. Ai ka mohuar se ka informacione se një veprim i tillë është ndërrmarrë nga Policia. “Jo nuk është aspak e vërtetë, unë nuk kam përmendur faktin që Policia në këtë rast ka kthyer mesazhet e fshira nga telefoni i Naim Murselit. Unë kam përmendur vetëm se ka teknologji për me i kthy mesazhet, por, jo, s’kam folë për rastin konkret. Është e pavërtetë si lajm, i rremë, janë duke publikuar shumë informacione të rreme sa i përket kësaj ngjarje”- tha për Krypometrin, avokati Skender Musa. Kur u pyet në lidhje me deklaratën e dhënë ai tha se ka folur në përgjithësi për rastet të cilat mund të zbulohen dhe për teknologjinë e avanicmet që janë në organet e rendit sa i takon zbardhjes së rasteve të veprave të ndryshme penale. Krypometër ka kërkuar përgjigje edhe nga Policia e Kosovës. Në përgjigje me shkrim, Policia ka thënë që hetimi i këtij rasti është në zhvillim dhe ata nuk mund të japin informacione për çështjet në hetime. Krypometër ka konsultuar edhe bazën ligjore të menaxhimit të komunikimeve elektronike në Kosovë. Sipas këtij ligji, komunikimet me SMS nuk ruhen në asnjë databazë të ofruesve të rrjetit telefonik. “Operatorët e rrjetit dhe ofruesit e shërbimeve nuk do të regjistrojnë, ruajnë apo kopjojnë të dhënat e çfarëdo thirrjeje apo mesazhi”- thuhet në nenin 30 të këtij ligji. Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt edhe sot po vazhdon të qëndrojë në vëmendjen e mediave për shkak të personave të cilat janë të involvuar në këtë rast. Deri më tani, zyrtarisht, janë katër persona të arrestuar për këtë vrasje. Naim Murseli, bashkëshorti i Liridona Ademajt, është arrestuar nën dyshimin se ka porositur vrasjen. Granit Plava dyshohet sipas Prokurorisë se ishte ekzekutori, Kushtrim Kokalla, një zyrtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës, po dyshohet se ishte personi që vuri në kontakt porositësin dhe ekzekutorin e një tjetër i arrestuar dyshohet se ishte personi që ua shiti armën Murselit e Plavës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software