About: http://data.cimple.eu/claim-review/a45fe88f161088e6995c1d1fa99c5cb833df8c00aee442f0f2545cc5     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ekzagjerimi i deklarimit të ambasadorit Hill për marrëveshjen e Ohrit Deklarata Kosova merr lajmin e HIDHUR Ambasadori Hill: Një nga çështjet më të rëndësishme është themelimi i shpejtë i Zajednicës Vlerësimi Me kos Postimi me titull “Kosova merr lajmin e HIDHUR Ambasadori Hill: Një nga çështjet më të rëndësishme është themelimi i shpejtë i Zajednicës” nuk është i bazuar në fakte. Në artikull nuk është ofruar asnjë dëshmi se deklarimi i ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, është lajm i hidhur për Kosovën. Deklarimi i tij është në përputhje me atë që Kosova dhe Serbia janë pajtuar në Ohër, në atë që tash njihet si Marrëveshja e Ohrit. Artikulli Më 9 prill 2023 faqja e Facebook-ut “Shqipet” ka publikuar një artikull me titull: “Ambasadori Hill: Një nga çështjet më të rëndësishme është themelimi i shpejtë i Zajednicës”. Në mbishkrimin e këtij postimi kjo faqe ka shkruar “Kosova merr lajmin e HIDHUR Ambasadori Hill: Një nga çështjet më të rëndësishme është themelimi i shpejtë i Zajednicës”. Brenda artikullit të shpërndarë tregohet se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se marrëveshja e Ohrit është e mirë për Serbinë, ndërsa, sipas tij, çështja kryesore është themelimi i shpejtë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe (“Zajednicës”). Mirëpo, në asnjë pjesë të artikullit nuk ka asnjë provë që deklarata e ambasadorit Hill është një lajm i hidhur për Kosovën. Madje, nuk citohet as ndonjë person apo fytyrë publike që ta këtë thënë këtë gjë. Ambasadori Hill ka thënë se “Një nga çështjet më të rëndësishme është themelimi i shpejtë i Zajednicës” në kontekst të zbatimit të marrëveshjes së Ohrit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software