About: http://data.cimple.eu/claim-review/a6aa752e0c23b94720bb59ff8813e4da60c3d05ceb90380d0222d3f0     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video me zë të manipuluar që i mvishet kryeministrit Kurti Deklarata Mu ka dallashitë jeta s’pe don bre kurgjo nanën ja q****. Po m’doket më kanë bo sehire qet mgjitorkat a zoti e din, a kom shkelë najkun në vend të keq, s’pe don për kurgjio, vallahi edhe u bo bajat jeta qetu në Kosovë mosvet, me mujtë me ikë dika o burrë se problem është bo, s’po din njeri çka me bo, tmerr Vlerësimi Me kos Është e manipuluar videoja që pretendon se Kurti ka thënë: “Mu ka dallashitë jeta s’pe don bre kurgjo nanën ja q****. Po m’doket më kanë bo sehire qet mgjitorkat a zoti e din, a kom shkelë najkun në vend të keq, s’pe don për kurgjio, vallahi edhe u bo bajat jeta qetu në Kosovë mosvet, me mujtë me ikë dika o burrë se problem është bo, s’po din njeri çka me bo, tmerr”. Videos origjinale i është mbivendosur një zë tjetër që nuk është zëri i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në videon origjinale, kryeministri Kurti flet për zëvendësimin e targave ilegale në targa RKS. Videoja origjinale ishte publikuar më 01.09.2022 në faqen zyrtare të Kurtit. Artikulli Më 25.08.2024, një profil në Facebook ka publikuar një video (arkiva) në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. “Mu ka dallashitë jeta s’pe don bre kurgjo nanën ja q****. Po m’doket më kanë bo sehire qet mgjitorkat a zoti e din, a kom shkelë najkun në vend të keq, s’pe don për kurgjio, vallahi edhe u bo bajat jeta qetu në Kosovë mosvet, me mujtë me ikë dika o burrë se problem është bo, s’po din njeri çka me bo, tmerr”- pretendohet se ka thënë Kurti. Krypometër ka analizuar materialin dhe është vërejtur se zëri ka shenja se është i modifikuar. Pas kërkimit në internet është gjetur video origjinale e kryeministrit, e cila është një video-mesazh i Kurtit në serbisht për zëvendësimin e targave ilegale në targa RKS. Video origjinale ishte publikuar më 01.09.2022 në faqen zyrtare të Kurtit. Ai u kishte bërë thirrje qytetarëve që kanë vetura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” dhe “ĐA” që t’i konvertojnë ato në targa RKS. “Ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, pronarë të veturave me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” dhe “ĐA” që t’i konvertojnë ato në targa RKS në dy muajt e ardhshëm gjatë të cilëve janë të liruar nga taksa e detyrime që arrijnë vlerën deri në 5,000 euro”- ka thënë ai. Më 29.06.2022, Qeveria e Kosovës pati marrë vendim që pronarët e automjeteve me targat ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’, ‘DA’, që janë pajisur nga 10 qershori 1999 e deri më 21 prill 2022, t’u mundësohet regjistrimi i automjeteve me targat RKS. Ndërkaq më 04.01.2024 Qeveria kishte miratuar vendimin për largimin e letrave ngjitëse nga targat e automjeteve të qytetarëve të Serbisë. Ky vendim pati ardhur pas atij që mori qeveria serbe më 01.01.2024 për njohjen e targave të Republikës së Kosovës. Kurse në maj të këtij viti, Ministria e Punëve të Brendshme kishte marrë vendim që mundëson zëvendësimin e patentë shoferëve të lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare të lëshuara nga institucionet e Kosovës. Afati për konvertimin e patentë shoferëve ka qenë deri më 23.08.2024. Zëvëndesdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani njoftoi se nga e hëna, më 26.08.2024 Policia do të nisë shqiptimin e gjobave. Në një prononcim për KALLXO.com më 27.08.2024 Elshani tha se nuk është shqiptuar asnjë gjobë, teksa tre vërejtje kanë qenë në fundjavën që shkoi. Procesit të pajisjes me patentë shoferë të Kosovës i ka paraprirë procesi i ri-regjistrimit të veturave me targa serbe në targa RKS. Procesi i ri-regjistrimit të automjeteve, i cili ka zgjatur prej fundit të vitit 2022 deri në mesin e dhjetorit të vitit 2023, ka nxitur një sërë krizash në veri të Kosovës: daljen e serbëve nga institucionet e Kosovës, protesta, barrikada, bojkot të zgjedhjeve, dhe gjithçka kulmoi me një sulm të armatosur të një grupi të organizuar të serbëve kundër Policisë së Kosovës. Megjithatë, sot, në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës– Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok- nuk mund të shihen targat KM, me të cilat vlerësohej se ishin të regjistruara rreth 10 mijë makina.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software