Lajmi i rremë për deklarimet e Kadri Veselit nga Haga
Deklarata
Kadri Veseli flet nga HAGA per kryeministrin Albin Kurti – “Lehte me e mashtru popullin tend”… Ja per cfare behet fjale
Vlerësimi
Rrenë
Lajmi nuk është i vërtetë. Një përmbajtje e publikuar tre vite më parë është përdorur për të prodhuar një lajm të rremë. Kadri Veseli nuk ka bërë asnjë deklarat nga Haga për zhvillimet në Kosovë.
Artikulli
Faqja online “gazetamarsi.com” e ka përdorur një përmbajtje të vjetër për të prodhuar një “lajm” të ri. Shkrimi i publikuar me titullin: Kadri Veseli flet nga HAGA per kryeministrin Albin Kurti – “Lehte me e mashtru popullin tend… Ja per cfare behet fjale”, nuk është i vërtetë.
Titulli i tekstit të publikuar nuk korrespondon me përbujtjen e tekstit, ai flet për të tashmen, por deklarata e cila është përdorur është e vjetër. Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli aktualisht gjendet në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dhe i njëjti nuk mund të deklarohet për media.
Përveç kësaj, Veseli në dhjetor të vitit 2019 ishte intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës. Pas tre vitesh, deklarimet e tij për media janë përdorur për të prodhuar një lajm të rremë.
Lajmi i rremë është publikuar edhe në rrjetin social Facebook ku është pëlqyer 29 herë dhe ka 22 komente.
Lajmi i rremë për deklarimet e Kadri Veselit nga Haga