About: http://data.cimple.eu/claim-review/a7bd03b032cb18cab83b1a33780cd9cacd35bafea56e09b0a4d65656     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia dhe titulli që lë të nënkuptojë se pati alarm për bombë në Kosovë Deklarata Alarmi për bombë, reagon Gjykata e Apelit Vlerësimi Me kos Fotografia e Gjykatës së Apelit në Kosovë me të cilën është ilustruar artiukulli me titull “Alarmi për bombë, reagon Gjykata e Apelit” ka bërë që të prodhohet një informacion i rremë. Në titull nuk është cekur se Gjykata e Apelit e cilit shtet ka reaguar pas alarmit për bombë. Në ballinë është vendosur fotografi nga objekti i Gjykatës së Apelit në Kosovë duke lënë të nënkuptohet që alarmi për bombë ka ndodhur në Kosovë. Por, në objektin e Gjykatës së Apelit në Kosovë nuk ka pasë alarm për bombë. Në fakt, bëhet fjalë për një alarm për bombë në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Artikulli Më 8 nëntor 2022, në faqen e internetit “promakale.com” është publikuar një informacion me titullin “Alarmi për bombë, reagon Gjykata e Apelit”. Kjo përmbajtje është shpërndarë Facebook faqen me emrin “Post Lajme”. Në titull nuk është cekur se Gjykata e Apelit e cilit shtet ka reaguar pas alarmit për bombë. Në ballinë është vendosur fotografia e objektit të Gjykatës së Apelit në Kosovë duke lënë të nënkuptohet që alarmi për bombë ka ndodhur në Kosovë. Por, në objektin e Gjykatës së Apelit në Kosovë nuk ka pasë alarm për bombë. Në fakt, bëhet fjalë për një alarm për bombë në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Në artikull është cekur se bëhet fjalë për një alarm për bombë në Gjykatën e Apelit në Tiranë. “Rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një sasi lënde plasëse që dyshohet se është vendosur në një institucion zyrtar, në rrugën “Jordan Misja”. Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer, ka rezultuar se është njoftim i rremë. Po punohet për identifikimin e telefonuesit, pasi pas kryerjes së telefonatës, ka fikur telefonin” – citohet njoftimi i Policisë së Shtetit të datës 8 nëntor 2022. Më datën 9 nëntor 2022, Policia e Shtetit njoftoi përmes një postimi në “Facebook” se pas indentifikimit procedohet penalisht shtetasi që telefonoi rreth orës 11:00, të datës 08.11.2022, në sallën operative të DVP Tiranë, për të njoftuar vendosjen e një sasie të lëndës eksplozive te Gjykata e Apelit. “Pas tërësisë së veprimeve të kryera, në asnjë nga ambientet përreth godinave nuk u gjet lëndë eksplozive” – njoftoi Policia e shtetit shqiptar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software