About: http://data.cimple.eu/claim-review/a811ff41462e8059464a8ec4be28fafa80e012ff9c6fc6889ac4c41c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Shkenca e mjekësisë nuk e njeh pastrimin e zorrëve apo të mëlçisë Deklarata Heq yndyrën nga mëlçia dhe pastron tërësisht zorrët, kjo është pija që bën ‘mrekullinë’ për shëndeti Vlerësimi Me kos Artikulli me titull: “Heq yndyrën nga mëlçia dhe pastron tërësisht zorrët, kjo është pija që bën ‘mrekullinë’ për shëndeti”- është i rremë. Gastrologu Arbër Veliu thotë se shkenca e mjekësisë nuk e njeh “pastrimin e zorrëve”. Ai ka thënë se zorra pastrohet vetvetiu, pra në mënyrën e vet dhe se rekomandojnë medikamete dhe fibra për të trajtuar konstipacionin eventual. Zaim Gashi, gastrolog, ka thënë se mëlçia është laboratori më i madh në organizimin e njeriut dhe se trajtimi i saj duhet të bëhet në konsultim me specialistët. Artikulli Më 10.11.2024 faqja në Facebook “Lajme Ditore” (arkiva) ka publikuar një artikull që pretendon se ofron ilaçin për heqjen e yndyrës nga mëlçia si dhe për pastrimin e zorrëve. Postimi i njëjtë është bërë edhe në disa faqe në Facebook, si: ‘Lajme info’ (arkiva), “Gazeta News’s” (arkiva), “Lajm24” (arkiva), “Shëndeti” (arkiva), “Aktuale24” (arkiva). Aty pretendohet se një pije bën “mrekullina”, për këto dy probleme. E njëjta është publikuar edhe në ueb faqen bilgininadresi.net (arkiva) me titull: “Heq yndyrën nga mëlçia dhe pastron tërësisht zorrët, kjo është pija që bën ‘mrekullinë’ për shëndeti”. Në këtë faqe të internetit është e publikuar një video 10 minutëshe në të cilën jepen këshilla për probleme të ndryshme. “Pangjari heq yndyrën nga mëlçia dhe pastron tërësisht zorrën e trashë…”- thuhet në këtë video. Krypometri ka pyetur gastrologun Arbër Veliu, i cili ka thënë se shkenca e mjekësisë nuk e njeh “pastrimin e zorrëve”. “Jo, këto janë ide të rrjeteve sociale që dojnë me i shitë produktet. Askund në mjekësi nuk shkruan se zorra duhet pastruar. Zorra nuk pastrohet, nuk kam dëgju deri tash, qe 20 vjet që marrë pjesë nëpër konferenca të ndryshme, kurrë se kam dëgju. Sa ma natyral që del jashtë, dmth.- pastrohet; sa më vështirë del- është kapsllëk dhe vetëvetiu jep siklet, e tash po thojnë toksina.”- ka thënë Veliu. Ai ka thënë se zorra vetëpastrohet. “Zorra pastrohet vetvetiu, pra në mënyrën e vet. Pra, s’duhet kurrë të pastrohet. Në momentin që nuk del jashtë me rregull, ne themi ka konstipacion dhe pastaj i rekomandojmë medikamente dhe fibra për me dalë jashtë”- ka thënë ai. Ai shtoi se këto lajme të rrejshme po bëhen vetëm sa për të krijuar panik te njerëzit. “Tash po thonë toksina, thua ti se kushedi çka ka në zorrë. Po tash këto rrjetet sociale po e bëjnë të vetën. Këtë produktin në video që 100 vjet e përdorin njerëzit, me qenë për të s’kish pas askush probleme”- tha Veliu për Krypometër. Krypometër ka folur me gastrologun, Zaim Gashi, i cili ka thënë se mëlçia eshte laboratori më i madh në organizimin e njeriut dhe mënyrën e trajtimit të sëmundjeve që e prekin këtë organ. “Mëlçia kryen shumë funksione, në mes tjerash edhe detoksikimin e shumë substancave potencialisht toksike. Nëse atakohet me ndonje agjens, si viruset e hepatitit, dhe të tjerë viruse, pastaj medikamente, reaksione imunologjike, etj. dobësohet detoksikimi i shumë substancave, por ngecin edhe shumë procese, anabolike e të tjera, në mëlçi. Në këto kushte luftohet etioligjia/shkaktari i dëmtimit të mëlçisë dhe ndihmohet funksioni përmes hepatoprotektoreve të ndyshëm që sot i kemi në tregun farmaceutik. Bëhet ndalimi i shumë barnave potenciale toksike për mëlçinë. Kësaj i ndihmon edhe fakti se është organ rigjenerues për sa mund të rigjenerohet”- ka thënë për Krypometër gastrologu Gashi. Ai ka shtuar se mëlçia vetëpastrohet, duke thënë që qytetarët duhet të kenë kujdes se ku i marrin këshillat mjekësore. “Nuk mund të shërohen duke lexuar në internet, sidomos duhet të kenë kujdes se ku po i lexojnë ato ‘’këshilla’, megjithatë mund të lexojnë në faqet zyrtare që janë të bazuara në shkencë, jo në këso faqe që nuk dihet kush i ka hapur e as kush po publikon këto gjëra.”- ka thënë tutje Gashi. Krypometri ka kontrolluar edhe domenin e faqes bilgininadresi.net, përmes platformës Whois.com, e cila është regjistruar më 07.09.2021, ndërsa emri i administratorit nuk është bërë i ditur.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software