About: http://data.cimple.eu/claim-review/a8b3e8b7ceb23510796a5ea8ab65d6cb5c61e8d77f05692e4964bd75     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Partitë kishin reaguar për vjedhjen e votave në zgjedhjet e vitit 2010 Deklarata Koha kur vidheshin industrialisht votat, ndërsa PDK, LDK dhe AAK nuk flisnin fare për to Vlerësimi Rrenë Përshkrimi i një video “Koha kur vidheshin industrialisht votat, ndërsa PDK, LDK dhe AAK nuk flisnin fare për to” është i rremë. Partitë politike, LDK dhe AAK kishin bërë ankesa në KQZ për vjedhje të votave në zgjedhjet e mbajtura më 12 dhejtor 2010. Përveç ankesave dhe deklarimeve të zyrtarëve të partive LDK dhe AAK, për vjedhje të votave kishin reaguar edhe shoqëria civile dhe Ambasadorët e vendosur në Kosovë. Artikulli Më 31 dhjetor 2023 faqja Realiteti (arkive) në rrjetin Facebook ka shpërndarë një video me fletëvotime që përdoren për procese zgjedhore në Kosovë më mbishkim: “Koha kur vidheshin industrialisht votat, ndërsa PDK, LDK dhe AAK nuk flisnin fare për to”. Në videon e publikuar shihen fletvotimet për zgjedhjet e përgjithshme që ishin mbajtur më 12 dhjetor 2010. Në ato zgjedhje ishin konstatuar vjedhje të votave, gjë që ishte konfirmuar pas shumë ankesave të partive politike dhe vendimin për rivotim në tri komuna, e më vonë edhe nga Gjykatat në Kosovë të cilat kishin marrë disa aktgjykime denuese për personat e përfshirë në vjedhje të votave. Për të verifikuar postimin e bërë në faqen “Realiteti”, se partitë PDK, LDK dhe AAK nuk kishin reaguar për vjedhjet e bëra në zgjedhjet e vitit 2010, Krypometër ka kërkuar në internet lajmet e publikuara në vitin 2010 disa ditë pas zgjedhjeve. Krypometër ka gjetur se në një artikull të publikuar në Radio Evropa e Lirë, më 15 dhjetor 2010 ishin publikuar reagimet e të gjitha partive politike. Në këtë artikull ishte cituar Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili kishte thënë: “Kosova, realisht, rrezikon të zhytet në krizë institucionale e politike, nëse legjitimohet vjedhja që ka ndodhur, e votës të qytetarëve dhe deformimi i votës së tyre. Ai është rreziku më i madh që i kanoset Kosovës, do të rrezikohet në periudhë afatgjatë, do të institucionalizohet vjedhja dhe do të institucionalizohet abuzimi me vullnetin e qytetarëve të Kosovës”. Avni Arifi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishte reaguar kundër vjedhjes së votave, duke bërë thirrje për përsëritje të procesit zgjedhor.. “Kosova dhe populli i Kosovës nuk po shkojnë drejt një krize institucionale, por drejt një humnere. Kjo çka ka ndodhur, ku të vdekurit në mënyrë masive kanë votuar dhe ka fytyrë njeriu të dalë e të thotë mos paragjykoni, ka fytyrë të thotë bëjeni ankesën, e pastaj e shqyrtojmë, tregon për nivelin jashtëzakonisht të ulët politik që ekziston në Kosovë, për një tolerancë ndaj krimit, për një tolerancë ndaj së keqes”- kishte thënë Arifi. Për vjedhje të votave kishte folur edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shoqëria civile dhe Ambasadorët.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software