About: http://data.cimple.eu/claim-review/a9a0ea628689db487c612005a9e2f1f98d43adbb245c08d9cc7e1512     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i rremë për deklaratat e shefit të NATO-s në Serbi më 2018 Deklarata Komandantí í K F O R d ríd h Serbët!: Kosova të pr a nohet ose ndryshe T rupat Ameríkan do i keni ballë gjith kohën! Vlerësimi Rrenë Lajmi i publikuar me titullin “Komandantí í K F O R d ríd h Serbët!: Kosova të pr a nohet ose ndryshe T rupat Ameríkan do i keni ballë gjith kohën!”, është i rremë. Kreu i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Serbi, Cesare Marinelli nuk e ka thënë një gjë të tillë. Për më tepër, intervista burimore prej nga është fabrikuar ky lajm është publikuar në vitin 2018, 4 vite më parë. Artikulli Udhëheqësi i zyrës së NATO-s në Serbi, Cesare Marinelli kishte dhënë një intervistë në vitin 2018, në të cilën kishte folur edhe për Kosovën. Pjesë të deklaratës së tij janë ripublikuar 4 vite më vonë, por me një titull të rremë. Media https://liveportal24hr.com/, ka publikuar një artikull me titullin “Komandantí í K F O R d ríd h Serbët!: Kosova të pr a nohet ose ndryshe T rupat Ameríkan do i keni ballë gjith kohën!”, është publikuar me 2 mars 2022. Ndryshe nga titulli, në artikull nuk përmendet se ndonjë komandant i KFOR-it ka vënë ultimatum ndaj Serbisë të pranohet Kosova, duke aluduar njohjen nga Serbia. Teksti i referohet një interviste të Kreut të Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Serbi, Cesare Marinelli, dhënë për Zërin e Amerikës, edicioni në gjuhën serbe, më 26 tetor 2018. Ai kishte deklaruar se misioni paqeruajtës i KFOR-i do të vazhdojë të mbesë në Kosovë, ndërsa për Ushtrinë e Kosovës se “është në diskutim politik”. Intervista e plotë origjinale në Zërin e Amerikës është në këtë LINK.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software