About: http://data.cimple.eu/claim-review/aaafae136debd234d605998adbd552f029784ee4125e9ceec3374627     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli mashtrues për pagat e pastruesve në Kosovë Deklarata “Pagat e pastruesve të spitaleve në 2024 do t’ju habisin” Vlerësimi Me kos Postimi me titull: “Pagat e pastruesve të spitaleve në 2024 do t’ju habisin”- është i rremë. Në këtë postim nuk është dhënë asnjë informacion për rritjen e pagave, mirëpo postimi është bërë nga një faqe që nuk menaxhohet nga Kosova dhe që të dërgon në ueb-faqe që nuk ka informacione për pagat e pastruesve në Kosovë. Pagat e mirëmbajtësve në spitalet e Kosovës caktohen nga kompanitë private, ndërsa Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës e cakton nivelin minimal të pagave. Në kontratën në vlerë prej 6.8 milionë eurove të nënshkruara nga ShSKUK-ja më 30.05.2024 është caktuar që paga e punëtorëve duhet të jetë minimalisht 405 euro bruto. Artikulli Më 03.09.2024 faqja në Facebook ‘929-service’ (arkiva) ka publikuar një artikull me titull: “Pagat e pastruesve të spitaleve në 2024 do t’ju habisin”. Krypometri fillimisht ka kontrolluar informacione për këtë faqe në Facebook dhe rezulton se e njëjta është hapur më 03.07.2024 dhe administruesit e saj janë me bazë në Bangladesh dhe Vietnam. Në këtë faqe nuk ka postime të tjera rreth ngjarjeve në Kosovë apo vendimeve për paga, por ka postime të tjera të ngjashme në gjuhë të ndryshme të botës. Në fund të infografikës shkruan: “Shihni pagën”. Por, nëse klikohet mbi linkun e vendosur në këtë infografikë, vegëza të dërgon tek ueb-faqja ‘hospital-cleaningjob09.life’ (arkiva), në të cilën janë disa opsione në gjuhën angleze dhe opsioni i parë është “pastrues në Londër”. Nëse klikon në opsionin e parë të dërgon tek një faqe tjetër që të dërgon tek një ueb faqe (arkiva) tjetër në gjuhën angleze, po ashtu që thotë: “mirëseerdhët nërrjetin e pastrimit”. Pra në krejt këto faqe nga momenti që hapet nga Facebook-u nuk ka ndonjë informacion që lidhet me paralajmërimin e artikullit në këtë rrjet social. Aty nuk ka asnjë informacion për rritje të pagave për personat që punojnë në mirëmbajtjen e spitaleve. Një postim i ngjashëm, por, me infografikë ndryshe është publikuar edhe në një postim në faqen 929-service (arkiva) me titull: “Nuk është shaka! Pagat e pastrueseve të spitaleve në 2024 do t’ju habisin!”. Krypometër ka kërkuar në faqen e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, por në rubrikën “Lajme” nuk është publikuar asnjë njoftim se do të ketë rritje të pagave të pastruesëve. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës e kontrakton shërbimin e pastrimit të hapësirave të brendshme të spitaleve në Kosovë. Krypometër, në faqen e Prokurimit Elektronik e ka gjetur kontratën e nënshkruar më 30.05.2024 në mes SHSKUK-së dhe kompanisë Laguna Sh.P.K. për pastrimin e hapësirave të brendshme të spitaleve. Vlera totale indikative e kontratës është 6,877,627.00 euro, ndërsa devijimet e kësaj shume mund të shkojnë deri në 30% (më shumë apo më pak se sa vlera indikative). Në këtë kontratë të nënshkruar më 30.05.2024 thuhet se paga e punëtorëve duhet të jetë minimalisht 405 euro bruto. INSERT PJESE TE KONTRATES Krypometri për këtë ka biseduar me kryetarin e Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili ka thënë për Krypometër se vetëm në Spitalin Rajonal të Gjianit nuk janë rritur ende pagat, përderisa në spitalet e tjera janë rritur bazuar në kontratat e nënshkruara. Pagat e mirëmbajtësve të spitaleve janë vetëm 30 euro më shumë se sa paga minimale që pritet të hyjë në fuqi nga muaji tetor 2024 dhe që është 350 euro. “Vetëm në Spitalin e Gjilanit i kemi ende pagat diku rreth 300 euro, ndërsa në QKUK, Spitalin Rajonal të Gjakovës, etj. janë rritur që nga shtatori. Paga ka qenë 275 euro neto, nga shtatori është rritur deri në 380 euro neto. Krejt kjo falë presionit që i ka bërë Sindikata”- ka thënë Azemi. Ai ka thënë se me këto paga janë pajtuar vetëm për vitin 2024. “Si të hyjmë në 2025-n do të kërkojmë që të rritet në 500 euro, në të kundërtën do të protestojmë”- ka thënë Azemi për Krypometër Më 28.08.2024 Qeveria ka marrë vendim që paga minimale të jetë 350 euro bruto në muaj për punë me orar të plotë. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 01.10.2024.
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software