About: http://data.cimple.eu/claim-review/aabbae8f13a10340d406bdf2ef3364c2ee664cc8900772d3a8d00eb2     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • QMF-ja në Prizren përurohet me 5 muaj vonesë Deklarata Me rastin e fillimit të punimeve, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, vizituam hapësirën ku do të ndërtohet kjo QMF me sipërfaqe prej 553 m², e cila do të ketë kapacitet të mjaftueshëm për t’i përballuar kërkesat e të gjithë banorëve të kësaj lagjeje për kontrolle mjekësore. Deri në përfundim të punimeve, që parashihet të zgjasin rreth 5 muaj, banorët e Arbanës do të mund t’i kryejnë të gjitha shërbimet shëndetësore në Qendrat tjera të Mjekësisë Familjare përreth Vlerësimi Me kos Vetëm pas 10 muajsh, kësaj QMF i janë hapur dyert për qytetarët e lagjes Arbana që kanë nevojë për shërbimet që do të ofrohen. Punimet kanë zgjatur 5 muaj se periudha e paraparë në fillim. Artikulli Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen Arbana në Prizren është përuruar të shtunën. Kjo QMF kishte filluar ndërtimin në muajin tetor, ndërsa ishte paralajmëruar se do të përfundonte për pesë muaj. “Lagjja “Arbana”, tanimë me qendrën e re dhe moderne të Mjekësisë Familjare! Objekti i ri dykatësh, me hapësirë prej 553 𝐦², tanimë do ta zëvendësojë atë të mëparshmin, i cili nuk i plotësonte standardet e nevojshme për funksionim të duhur. Uroj gjithë banorët e kësaj lagjeje dhe të banorëve përreth, për këtë qendër, e cila është vetëm njëra prej 20 objekteve shëndetësore që kemi ndërtuar apo renovuar që nga fillimi i mandatit, duke u bërë kështu komunë liderë e reformave dhe investimeve në shëndetësinë primare!”, ka shkruar Haskuka të shtunën, më 21 gusht 2021. Por, ndonëse ishte premtuar përfundimi i saj për 5 muaj, kjo periudhë kohore është dyfishuar. Vetëm pas 10 muajsh, kësaj QMF i janë hapur dyert për qytetarët e lagjes Arbana që kanë nevojë për shërbimet që do të ofrohen. Kjo QMF, përveç shërbimeve që i ka ofruar në objektin e vjetër si shërbimet të ndryshme të mjekësisë familjare, intervenimeve, inhalimeve, fushimeve, EKG-së, shërbimeve stomatologjike e vaksinimit, tashmë do të ofrohen edhe shërbime për gratë shtatzëna dhe fëmijë të moshës 0-3 vjeç, testet rapide antigjen kundër Covid-19 dhe Glikotesti. Sipas njoftimit të bërë nga Komuna e Prizrenit në muajin tetor, kjo QMF do të tjetërsohej për nga infrastruktura kurse do të zëvendësonte të vjetrën. “Me rastin e fillimit të punimeve, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, vizituam hapësirën ku do të ndërtohet kjo QMF me sipërfaqe prej 553 m², e cila do të ketë kapacitet të mjaftueshëm për t’i përballuar kërkesat e të gjithë banorëve të kësaj lagjeje për kontrolle mjekësore. Deri në përfundim të punimeve, që parashihet të zgjasin rreth 5 muaj, banorët e Arbanës do të mund t’i kryejnë të gjitha shërbimet shëndetësore në Qendrat tjera të Mjekësisë Familjare përreth”, kishte shkruar Haskuka në tetor.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software