About: http://data.cimple.eu/claim-review/ab5a43c9750cdeab1709f39fdbf113c8e94156c6ddfb58a8199eccab     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Gjykata Speciale Përmbajtja e rremë për Ibrahim Rugovën Deklarata Presidenti Ibrahim Rugova, rrëzoi 3 akuzat kryesore të Dhomave të Specializuara ndaj krerëve të UÇK-së Vlerësimi Rrenë Postimi “Presidenti Ibrahim Rugova, rrëzoi 3 akuzat kryesore të Dhomave të Specializuara ndaj krerëve të UÇK-së” është i pavërtetë. Krypometri ka konstatuar se Ibrahim Rugova ka vdekur 18 vite para se të niste procesi në dhomat e specializuara. Artikulli Më 8 gusht 2023 faqja “Informacion KTU” në Facebook ka shpërndarë një video material me mbi shkrimin “VIDEO INTERESANTE: Presidenti Ibrahim Rugova, rrëzoi 3 akuzat kryesore të Dhomave të Specializuara ndaj krerëve të UÇK-së”. Në këtë video transmetohen disa pjesë të shkëptura të dëshmisë së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në vitin 2002, në Tribunalin e Hagës kundër Sllobodan Millosheviqit dhe disa pjesë tjera të njërës nga seancat e Gjykatës Speciale, ku të akuzuar janë, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi. Krypometri ka kontrolluar për të verifiuar nëse ky material është i vërtetë dhe për të sqaruar dilemën nëse Ibrahim Rugova i cili ka vdekur në vitin 2006 ka arritur të paraqitet në gjykatë në vitin 2023 për të kundërshtuar një akuzë. Argumentet të cilat i ka gjetur Krypometri tregojnë se procesi gjyqësor kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill 2023 dhe përballja e prokurorëve me palët dhe dëshmitarët e cila shfaqet në videomaterial është realizuar vetëm pas kësaj date. Krypometri ka konstatuar se prokurori i cili flet në video është Alex Whiting cili është prokuror në qështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve. Krypometri ka konstatuar se pamjet e përdorura në këtë video material në të cilin përgjigjet Ibrahim Rugova, janë pamje të nxjerra nga arkivi i ICTY (Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në Jugosllavi) në procesin kundër Sllobodan Millosheviq, ndërsa pamjet ku flet prokurori Whiting janë pamje nga procesi gjyqësor në Gjyaktën Speciale të themeluar nga Republika e Kosovës. Krypometri ka konstatur po ashtu se ish-Presidenti, Ibrahim Rugova ka vdekur më 21 janar 2006 në moshën 61 vjeçare. Ndërsa Sllobodan Millosheviq i cili poashtu shfaqet në pamjet e vitit 2023 ka vdekur me 11 mars 2006. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Gjykimi ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi ka nisur në muajin prill 2023. Aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe ka pësuar disa ndryshime në vitet që kanë pasuar. Aktakuza aktualisht në fuqi u dorëzua më 27 shkurt 2023. Ata po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 10 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vende në Kosovë, si dhe në Kukës e Cahan të Shqipërisë. Materialet nga gjykimet e tyre transmetohet drejtëpërdrejt nga dhoma e specializuar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software