About: http://data.cimple.eu/claim-review/ab5b2a0a61fc53a443ba34138ef878a18ab989e801e67ce21103c636     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Përdorimi i mjekëve fiktivë për sëmundjet e prostatës Deklarata Prostatol, zgjidhje profesionale për prostatitin Vlerësimi Rrenë e kryptë Përmbajtja e artikullit me titull ‘Prostatol, zgjidhje profesionale për prostatitin’ është e rreme. Në këtë artikull janë përdorë emrat të mjekëve fiktivë. Për ilustrim të mjekëve fiktivë janë përdorë fotografi të Dr.Shigeaki Hinohara, doktor japonez, i cili ka vdekur në vitin 2017 në moshën 105 vjeçare. Mjeku që citohet në artikull, “Aretha Tanaka”, është prezantuar si fituese e çmimit Nobel për mjekësi, mirëpo në listën e fitueseve të cmimit Nobel për Mjekësi nuk është asnjë person me këtë emër. Artikulli Më datë 13.03.2024, faqja në Facebook, ‘Doctor Sergienko’, (arkiva) ka publikuar një artikull me titull, ‘Prostatol, zgjidhje profesionale për prostatitin’. I njëjti artikull është publikuar edhe në një portal të quajtur, ‘MEDNEWS’, (arkiva) portal shëndetësor. Artikulli citon Dr. Aretha Tanaka 95 vjeçar, që prezantohet si urolog japonez dhe fitues i çmimit ‘Nobel’, i cili është i ilustruar me disa fotografi. Krypometër ka kontrolluar nëse kjo fotografi i takon këtij personi që pretendohet në këtë artikull. Përmes kërkimit të fotografisë përmes ‘Google Lens’, del se personi i prezantuar si Aretha Tanaka, është realisht, Dr.Shigeaki Hinohara, doktor japonez, i cili ka vdekur në vitin 2017 në moshën 105 vjeçare. Nga kërkimet në internet, Krypometër ka gjetur se emri Dr. Aretha Tanaka dhe fotografia e Dr.Shigeaki Hinohara është përdorë në një artikull në gjuhën angleze përmes të cilit promovohet shitja e një produkti kinse për shërim të diabetit. Në artikull thuhet se “urologu, profesori, akademiku i famshëm japonez, fituesja e çmimit Nobel Aretha Tanaka doli në pension në moshën 85-vjeçare”. Për të verifikuar këtë pretendim, Krypometër ka kontrolluar listën e fitueseve të çmimit Nobel për Mjekësi që nga themelimi i këtij çmimi dhe në këtë list nuk është asnjë person me emrin “Aretha Tanaka”. Artikulli promovon një produkt medicinal të quajtur ‘Prostatol’, i cili pretendohet se shëron prostatitin dhe konstatohet se “në Kosovo nuk dinë ta trajtojnë prostatitin!” Krypometër ka pyetur urologun Liridon Selmani rreth kësaj sëmundjeje, i cili ka thënë se kjo sëmundje në Kosovë trajtohet në bazë të protokollit evropian të sëmundjeve. “Nuk ka asi ilaçi, nuk ka publikim për ketë metodë. Ky punim nuk ekziston. Kjo sëmundje shërohet në bazë të protokollit evropian të shërimit të sëmundjeve. Jo me këtë metodë”– ka thnë Dr. Selmani. Krypometri ka kontrolluar edhe nëse produkti në fjalë ka leje të importit dhe mund të shitet në barnatoret e vendit. Krypometri ka shkarkuar listën e kësaj agjencie dhe aty nuk ka gjetur një produkt me emrin e tillë si produkt i lejuar në Kosovë. Sipas ligjit, produktet mjekësore të cilat shiten në Kosovë duhet të kenë Autorizim Marketingu. Ky proces zhvillohet nga Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale. Kjo agjenci ka të publikuar listën me të gjitha preparatet mjekësore të lejuara në Kosovë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software