About: http://data.cimple.eu/claim-review/ac0637f5d769c98fa1d1e80b1daff3bcc3aeba4ee866ccfcce57f0db     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Informacioni i rremë se Kurti ka kërcënuar Serbinë Deklarata Albin Kurti e kërcënon Serbinë me Mollën e Kuqe Vlerësimi Me kos Postimi “Albin Kurti e kërcënon Serbinë me Mollën e Kuqe” nuk është i saktë. Në asnjë prej postimeve të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të bëra gjatë vizitës në Turqi nuk është kërcënuar Serbia. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se vizita e Kurtit në Turqi dhe fabrikën që prodhon dronët Bayraktar nuk duhet të shihet si kërcënim për Serbinë. Kompania Baykar e prodhon fluturakën luftarake pa pilot, Kizilelma që përkthehet në gjuhën shqipe si “Molla e Kuqe”. Nuk ka asnjë dëshmi se emri i kësaj luftarakeje ka ndërlidhje me mitin e Mollës së Kuqe që përdoret në Kosovë për të treguar territorin e banuar me shqiptarë. Artikulli Më 03.06.2024, faqja e Facebook-ut, Lajmi i Fundit (arkiva) ka publikuar një fotografi në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Drejtori i Teknologjisë në fabrikën e dronëve ushtarak, Baykar, Selçuk Bayraktar. Postimi pretendon se me këtë vizitë kryeministri Kurti kërcënon Serbinë. “Albin Kurti e kërcënon Serbinë me Mollën e Kuqe”- thuhet në përshkrimin e postimit. Tutje në postim thuhet se Kryeministri Kurti, gjatë vizitës në fabrikën që i prodhon dronat Bayraktar, është njoftuar modelin e aeroplanëve të quajtur ‘KIZILELMA’. “Ama RASTËSISHT emri në turqisht i këtij modeli do me thanë molla e kuqe, shihni përkthimin 😂. A është ky nji kërcënim për Serbinë?”- është thënë në këtë postim. Vizita e Kurtit Më 03.06.2024, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një vizite zyrtare në Turqi, ka vizituar ambientet e kompanisë Baykar. “Sot, në ambientet e kompanisë, u mirëprita nga vëllezërit, Bayraktar, Haluk dhe Selçuk. Haluk mban medaljen “Shërbim të Shquar”, që njëherësh është edhe mirënjohja më e lartë ushtarake në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës”- ka shkruar Kurti në Facebook (arkiva). Në këtë postim Kurti nuk e ka përmendur asnjëherë Serbinë dhe as nuk e ka kërcënuar ndonjë shtet. Krypometër ka kontrolluar edhe komunikatat e lëshuara nga Qeveria e Kosovës rreth vizitës së Kurtit në Turqi. Në komunikatën e Qeverisë së Kosovës është thënë se Kryeministri Kurti u njoftua për teknologjitë e reja që kompania Baykar po zhvillon dhe ka parë nga afër prototipin e fluturakës luftarake pa pilot, Kizilelma. Kryepometër ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për të parë nëse Kryeministri Kurti e ka kërcënuar Serbinë, si thuhet në postimin e bërë nga faqja Lajmi i Fundit (arkiva). Kryeziu tha se Kurti gjatë qëndrimit të tij Turqi, në kuadër të vizitës zyrtare, i ka vizituar edhe ambientet e kompanisë Baykar, një kompani kjo në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit me të cilën si qeveri kanë bashkëpunim. Mirëpo, Kryeziu thotë se kjo vizitë nuk duhet të lexohet si kërcënim ndaj Serbisë, teksa thekson se Kosova është vend paqedashës dhe kontribuon në paqe. “Aty ndër të tjerash nga drejtuesit e kësaj kompanie është njoftuar edhe me prototipin e fluturakes luftarake pa pilot të kësaj kompanie, Kizilelma. Kjo megjithatë nuk është dhe nuk duhet të lexohet si kërcënim ndaj Serbisë. Kosova është vend paqedashës dhe kontribuon në paqe”- ka deklaruar Kryeziu për Krypometër. Molla e kuqe Krypometër ka kontrolluar fjalorin e gjuhës turke dhe rezulton se emri i fluturakes luftarake pa pilot, Kizilelma në gjuhën shqipe përkthehet si Molla e Kuqe. Në faqen zytare të fabrikës “Bayktar” nuk është dhënë ndonjë shpjegim (shih këtu dhe këtu) pse emri i kësaj flutarake është Kizilelma. E shprehja “deri te Molla e Kuqe” është përdorur si toponim në të kaluarën deri ku kanë qenë trojet shqiptare, e që pretendohet se të njëjtat kanë qenë deri në afërsi të Nishit, edhe pse pa ndonjë bazë të qartë shkencore. Në kohën kur kryeministri Albin Kurti e kishte themeluar Lëvizjen Vetëvendosje, në program të tij ishte bashkimi kombëtar i tokave të banuara me shqiptarë, por që nga zgjedhja e tij kryeministër nuk ka bërë ndonjë postim që thotë se synimet e tij janë që të arrijë të shkojë deri te “Molla e Kuqe” e duke iu referuar çlirimit. Për mitin që thotë se shqiptarët kanë jetuar deri në afërsi të Nishit, nëpër vite, është kënduar e janë dhënë verisione të ndryshme nëpër media. Njohës të historisë japin shpjegime të ndryshme për metaforën politike “Deri të Molla e Kuqe”. Profesori dhe opinionisti, Blerim Latifi në një postim të bërë në Facebook, kishte shpjeguar se “Molla e Kuqe” burimin e ka tek Perandoria Osmane. Sipas tij “Molla e Kuqe” është një metaforë politike e cila shpjegohet për origjinën e saj në njërën nga librat për historinë e Perandorisë Osmane. “Qyteti i ëndrrave 1453- 1924”, i Philip Mansel. Aty e gjejmë edhe shpjegimin për origjinën e njërës prej metaforave politike, e cila vazhdon ende të qarkullojë në mesin tonë. Kjo është metafora politike e Mollës së Kuqe”- thuhet në postimin e profesorit Latifi. Ai thotë se burimi i kësaj shprehjeje lidhet me Perandorinë Osmane dhe pushimin e Konstandinopojës, Stambollin e sotëm. “Në fakt, e vërteta qëndron ndryshe. Nuk bëhet fjalë për një mollë konkrete, por për mollën si simbol sundimi. Kur osmanët e pushtuan Konstantinopojën, të cilën më pas e quajtën Stamboll, ata e gjetën para Kishës së Aja Sofisë një shtatore të madhe të perandorit Justinian hipur mbi kali. Në njërën dorë Justiniani mbante shpatën, ndërsa në tjetrën një glob të kuq, i cili simbolizonte sundimin mbi botën të Perandorisë Bizantine”- e shpjegon situatën Latifi. Ai tutje shton se osmanët e rrëzuan shtatorën e perandorit më të njohur bizantin, por i ruajtën simbolet e tij, bashkë me pretendimin për të qenë trashëgimtarë të fuqisë së dikurshme të Perandorisë Bizantine. “Në fillim, shkruan Mansel, për osmanët Molla e Kuqe ishte Roma, kryeqendra e Krishterimit, pastaj, më vonë, e tillë u bë Vjena, të cilën ushtritë osmane dy herë arritën ta rrethonin. Kështu, gradualisht, simbolika e Mollës së Kuqe u bë simbolikë e kufijve të Perandorisë Osmane dhe prej andej kjo simbolikë hyri edhe në imagjinatën kolektive të shqiptarëve dhe në folklorin e tyre. Pra, e tëra ka të bëjë me një metaforë politike bizantino- osmane”- përfundon postimin Latifi. Dronët Bayraktar Në korrik 2023, kryeministri Kurti bashkë me ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari, kishin prezantuar dronët Bayraktar TB-2 si pjesë e arsenalit të ushtrisë së Kosovës. Ndërkaq, në nëntor të po të njëjtit vit, ministri i tanishëm i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kishte dekoruar Drejtorin Ekzekutiv, Haluk Bayraktar me medaljen “Shërbim të Shquar”, që njëherësh është edhe çmimi më i lartë ushtarak në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Baykar është kompani pionere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit. Ajo është kompania e parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot apo dronë dhe është veçanërisht e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2. Kjo kompani ka gjithsej 4500 të punësuar, gjysma e të cilëve janë inxhinierë dhe mosha mesatare e të punësuarve është 29 vjet.
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software