About: http://data.cimple.eu/claim-review/acd67f1db9534ff4789d87b042aeb02b396a6f0881167243c0896a40     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ilustrim | Arben Vitia Ndryshimi i mendimit të Arben Vitisë për rikthim në krye të Ministrisë së Shëndetësisë Deklarata Arben Vitia (04.11.2021) “Në momentin që kam dhënë dorëheqje, nuk ka plan B më për t’u kthyer në Ministrinë e Shëndetësisë” Vlerësimi Qëndrim i ndërruar Më 4 nëntor 2021, Arben Vitia kishte deklaruar se nuk ndonjë plan për t’u rikthyer më në Ministrinë e Shëndetësisë. Por, më shumë se një vit më vonë, më 26 dhjetor 2022, Vitia u rikthye për herë të tretë si ministër i Shëndetësisë. Artikulli Më 4 nëntor 2021, Arben Vitia kishte deklaruar se pas dorëheqjes së tij nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, që erdhi për shkak të kandidimit të tij për kryetar të Prishtinës, ai nuk ka plan të kthehet më në Ministrinë e Shëndetësisë dhe se misioni i tij atje ka përfunduar. Ai ishte pyetur se a do të rikthehet në Ministrinë e Shëndetësisë nëse humb garën për kryetar të Prishtinës. “Në momentin që kam dhënë dorëheqje, nuk ka plan B më për t’u kthyer në Ministrinë e Shëndetësisë. Ata që më njohin e besoj se më njohin edhe qytetarët, misioni im në Ministrinë e Shëndetësisë ka mbaruar” – ishte përgjigjur Vitia në emisionin “Context” në ATV më 4 nëntor 2021. Mirëpo, pas humbjes së garës për kryetar të kryeqytetit nga kandidati i LDK-së, Përparim Rama, e pas më shumë se një vit nga deklarata e dhënë, ai ka vepruar ndryshe. Arben Vitia është rikthyer për herë të tretë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Më 26 dhjetor 2022, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se e ka emëruar Arben Vitinë si ministër të Shëndetësisë pas gati tre muaj pa ministër. Ish-ministri Rifat Latifi kishte dhënë dorëheqje më 6 tetor 2022. Që nga ajo kohë u.d e ministres së Shëndetësisë ka qenë Dafina Gexha – Bunjaku. Për herë të parë Arben Vitia ishte emëruar ministër i Shëndetësisë në Qeverinë Kurti I në vitin 2020. Më pas atij i ishte besuar pozita e të parit të Shëndetësisë edhe në Qeverinë Kurti II. Më parë, Vitia ka udhëhequr me Drejtorinë për Mirëqenie Sociale dhe Shëndetësi në Komunën e Prishtinës, nga viti 2013 deri në vitin 2018, derisa kryeqyteti drejtohej nga Shpend Ahmeti.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software