About: http://data.cimple.eu/claim-review/ad61d547e9448a2855af66958f3e848ab2e7001238d5f4bd0dd7c066     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Nis ndërtimi i shkollës që e premtoi Burim Berisha Deklarata Burim Berisha (06.11.2020)- “Brenda javës presim me fillu ndërtimin edhe të një shkolle tjetër” Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Shkolla nuk ka filluar të ndërtohet brenda javës sipas premtimit të Kryetarit të Fushë Kosovës. Megjithatë, ndërtimi ka nisur brenda muajit nëntor, përkatësisht më 20 nëntor. Artikulli Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka premtuar se do të fillojë ndërtimin e një shkolle të re e cila sipas tij do ta zbus numrin e madh të nxënësve në shkollën “Mihal Grameno”. Berisha në debatin “Jeta në Komunë” të xhiruar më 6 nëntor të këtij viti kishte thënë se brenda javës planifikojnë që ta fillojnë ndërtimin e kësaj shkolle. “Brenda javës presim me fillu ndërtimin edhe të një shkolle tjetër këtë pjesën ku është e sulmuar prej numrit të madh të nxënësve dhe nëse arrijmë me bo edhe një shkollë me 1 mijë 200 ose 1 mijë e 300 nxënës atë herë shkollën Mihal Grameno do ta bëjmë me 30 ose 35 nxënës me një klasë”, tha Berisha. Shkolla nuk nisi të ndërtohet brenda javës sikurse premtoi Berisha, mirëpo me 20 nëntor të këtij viti, Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se ka filluar ndërtimi i shkollës së re në pjesën Fushë-Kosovë – Uglar. Sipas njoftimit të Komunës kjo shkollë do të ketë kapacitet për 1 mijë e 200 nxënës të cilët do të vijojnë mësimet nga pjesa e djathtë e qytetit në magjistralen Fushë-Kosovë-Prishtinë. “Kjo shkollë do të jetë pjesë e shkollës ‘Mihal Grameno’ e cila do ta zgjidhë shumë mirë vijueshmërinë e rregullt të nxënëseve si dhe do ta shkarkojë numrin e tyre në shkollën ‘Mihal Grameno’”, thuhet në njoftim të komunës. Komuna ka njoftuar se planifikohet që punimet të përfundojnë gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa si projekt ndërtimi i kësaj shkolle tërësisht financohet nga buxheti i komunës së Fushë-Kosovës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software