About: http://data.cimple.eu/claim-review/ae0c06bfd3981415434ac11cee1c2ebd027929792fd0ad8cb8e03f75     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Parada e Rrenave për Ushtrinë Deklarata Hashim Thaçi me 17.02.2014: “Kjo është parada e fundit e nderimit të Ditës së Pavarësisë ku ne e shohim parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me emrin e saj të deritanishëm”. Vlerësimi Rrenë e kryptë Në vitin 2014, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në cilësinë e kryeministrit i kishte gënjyer pjesëtarët e FSK-së kur u kishte thënë se vitin e ardhshëm ata do jenë ushtarët e Forcave të Armatosura të Kosovës. Tri vjet pas kësaj deklarate, FSK-ja vazhdon të funksionojë me mandat të njëjtë”. Artikulli Në paradën e FSK-së në shkurtin e vitit 2014 për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi kishte paralajmëruar fundin e Forcës së Sigurisë dhe krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Thaçi i kishte paralajmëruar që gjatë atij viti (2014), Kuvendi i Kosovës do të bënte ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe do të miratonte ligjin e ri për Forcat e Armatosura duke siguruar kështu mandatin e ri për ushtrinë. Tri vjet pas kësaj deklarate misioni dhe emri i FSK-së mbetet i njëjtë. Edhe nëntëvjetorin e shpalljes së pavarësisë Kosova do të festojë pa Ushtri. Tri ditë para se të mbushen tri vite nga deklarata e Thaçit, Kuvendi i Kosovës në një debat të nxehtë ka debatuar për shndërrimin e FSK-së në ushtri. Thaçi në paraqitjet e tij publike që nga ajo kohë ka arsyetuar veten duke pretenduar se votimi i ushtrisë është shturë për shkak të opozitës. Dhe për këtë arsyetim, Krypometri i ka dhënë pjesërisht të drejtë. Hashim Thaçi me PDK-në nuk provoi që ta bëjë hapin final në këtë nismë- ta hedhë në votim propozimin. Ai zgjodhi të dorëzohet karshi refuzimit deklarativ të asaj pjese të opozitës që kundërshtonte propozimin.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software