schema:text
| - Ripublikimi i lajmit të vjetër si aktual
Deklarata
Nëse keni temperaturë, kollë apo dhimbje fyti. Mos shkoni direkt e në spital
Vlerësimi
Me kos
Titulli “Nëse keni temperaturë, kollë apo dhimbje fyti. Mos shkoni direkt e në spital” është i rremë dhe nuk ka ndërlidhje me situatën aktuale. Artikulli fillimisht ishte publikuar në muajin mars të vitit 2020 kur ishte përhapur virusi COVID-19 dhe i njëjti përmban disa këshilla të Skënder Brataj, Drejtori i qendrës Kombëtare të Urgjencës në Shqipëri. Ai kishte treguar disa udhëzime se si qytetarët të veprojnë nëse ballafaqohen me virusin korona. Tashmë nuk ka raste të shumta më COVID-19 dhe nuk ka asnjë masë mbrojtëse në fuqi.
Artikulli
Më 5 dhjetor 2022, faqja e internetit “pasqyra.the24hrnews.com” ka publikuar një përmbajtje me titull “Nëse keni temperaturë, kollë apo dhimbje fyti. Mos shkoni direkt e në spital”.
I njëjti tekst është shpërndarë në disa faqe në facebook si “Pasqyra e Shëndetit”, “Lajme Ekskluzive” dhe “FAKTI”.
Lajmi i publikuar është nxjerrë nga konteksti, pasi artikulli fillimisht ishte publikuar në mars të vitit 2020 kur ishte përhapur virusi COVID-19.
Artikulli përmban disa këshilla të Skënder Brataj, Drejtori i qendrës Kombëtare të Urgjencës në Shqipëri, i cili kishte treguar disa udhëzime se si të veprohet në situatën e ballafaqimit me virusin korona.
Mirëpo ueb faqja nuk e ka cekur askund në tekst se përmbatja është e para dy viteve.
Shefi i Urgjencës në këtë postim në rrjetin social Facebook, kishte treguar me detaje se çfarë medikamentesh duhet të përdoren në rastet e temperaturës, kollë, dhimbje fyti apo diarre.
Këshillat e Brataj ishin publikuar në median shqiptare, abcnews.al më 14 mars 2020.
|