About: http://data.cimple.eu/claim-review/ae78b843e04711be9cb48514f0363e80a137a11615430448684bc371     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Publikohen deklarimet e vjetra të Goran Rakiqit për barrikadat Deklarata Rakiq: Do të kundërvihemi, do të bllokojmë të gjitha rrugët në Veri nëse Vlerësimi Me kos Postimi në Facebook më titull “Rakiq: Do të kundërvihemi, do të bllokojmë të gjitha rrugët në Veri nëse”- është i rremë për kohën kur është publikuar. Lideri i partisë Lista Serbe, Goran Rakiq nuk ka bërë ndonjë deklaratë për barrikadat në kohën kur është shpërndarë artikulli në Facebook. Deklarimi i Rakiqit, i publikuar më 6 shkurt 2022, në fakt është thënë me 27 tetor 2022, në kohën kur kishte tensione në veri të Kosovës. Artikulli Më 6 shkurt 2023 faqja “Dardanët Sot” ka shpërndarë një artikull në “Facebook” me titull: “Rakiq: Do të kundërvihemi, do të bllokojmë të gjitha rrugët në Veri nëse.” I njëti lajm është shpërndarë edhe në Facebook, në faqet si Kronika Sot, Shqipet, Për Shqipërinë, Kuzhina Ime, Explorer Shqip, Dardanët Sot, Info Ditore Ky lajm i publikuar në këto faqe është i vjetër. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, nuk ka bërë deklarime në muajin shkurt të vitit 2023 për barrikadat nëpër rrugë të komunave veriore në Kosovë. Situata në pjesën veriore të Kosovës u tensionua muajve të fundit për shkak se Qeveria e Kosovës vendosi që të largojë nga qarkullimi targat ilegale me akronimin KM si dhe akronime tjera PR, GL, PE etj., të cilat lëshoheshin për serbët e Kosovës nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. Vendimi u kundërshtua nga serbët lokalë, si dhe nga Beogradi zyrtar. Megjithatë, Qeveria e Kosovës ishte e vendosur për zbatimin e këtij vendimi me gjithë faktin se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë SHBA-në, kërkonte më shumë kohë. Vendimi i qeverisë së Kosovës që të nisë me dhënie të qortimeve e më pas aplikiminim e gjobave nxiti largimin e serbëve nga institucionet në 4 komunat veriore. Derisa, me arrestimin e ish policit, Dejan Pantiq për sulm ndaj zyrave të KQZ-së, filloi ngritja e barrikadave nëpër rrugë. Këto të fundit u larguan më 28 dhjetor 2022 pas presioneve nga BE si dhe bisedimeve që zhvilloi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq me serbë të Kosovës në Rashkë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software