About: http://data.cimple.eu/claim-review/af234790d7247ca345ebe5bf4cd87faa83f1cbf208060c82a35f8e5c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Shkenca nuk e thotë që vaji i farës së zezë shëron një sërë sëmundjesh Deklarata Vaj I fares se zeze… Trajton nje game te gjete semundjesh qe nga diabeti, tensioni I larte, reumatizmi, semundjet kardiake etj Vlerësimi Me kos Konstatimi se “Vaj I fares se zeze… Trajton nje game te gjete semundjesh qe nga diabeti, tensioni I larte, reumatizmi, semundjet kardiake etj” nuk është i saktë. Specialistët thonë se farat e zeza dhe produktet e tjera bimore mund të jenë shtesa dhe lehtësuese për sëmundje, mirëpo asesi t’i shërojnë sëmundjet për të cilat pretendohet. Endokrinologu Bardhyl Gashi thot se diabeti është sëmundje kronike dhe se nuk ka të dhëna shkencore që vaji i farës së zezë shëron këtë sëmundje. Kardiokirurgu, njëherësh drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në QKUK, Shpejtim Shurdhiqi, thotë se përdorimi i farës së zezë mund të ketë efekte pozitive në shkaktarët e sëmundjeve të zemrës si: tensioni i lartë apo yndyra në gjak, mirëpo nuk mund të përdoret për shërim të sëmundjeve. Artikulli Më 24.09.2024 faqja në rrjetin social Threads natural.care (arkiva) ka publikuar një artikull për shërimin e disa sëmundjeve, siç janë: diabeti, tensioni i lartë, reumatizmi, sëmundjet kardiake etj. “Vaj i fares se zeze Bio , PURE & FIRST COLD PRESSED! 100% Organik ! Trajton nje game te gjete semundjesh qe nga diabeti, tensioni I larte, reumatizmi, semundjet kardiake etj… Super ushqyes per lekuren dhe floket! E gjeni vajin e fares se zeze te cilesise me te mire me te gjitha certifikimet te @natural.care”- shkruan në këtë artikull. Për të verifikuar pretendimin për shërimin e disa sëmundjeve kronike, Krypometër ka biseduar me disa mjekë të fushave të ndryshme. Endokrinologu Bardhyl Gashi ka thënë se nuk ka asgjë shkencore në këtë pretendim. “Diabeti është sëmundje kronike andaj edhe nuk ka asgjë shkencore që vaji i farës së zezë shëron këtë sëmundje”- ka thënë Gashi. Izet Sadiku, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, ka thënë se llogaritet që rreth 10% e qytetarëve të Kosovës janë të diagnostikuar me diabet. Sadiku ka thënë se diabeti është një sëmundje moderne pasi njerëzit jetojnë me të, mirëpo kërkohet të menaxhohet mirë duke e ndryshuar stilin e jetës, duke pasur aktivitete fizike dhe duke u kujdesur në ushqim. “Sëmundja e diabetit mund të çojë një pacient deri në invalidim, mirëpo me një menaxhim të mirë pacientët mund të jetojnë me diabetin dhe pa efekte anësore”- ka thënë Sadiku në një intervistë dhënë për Radio Plus. Përderisa mjeku familjar, njëherësh edhe drejtor i QKMF-së në Mitrovicë, Fevzi Sylejmani, ka thënë se ky produkt nuk ka shanse të shërojë këto sëmundje. “Këto produkte NUK shërojnë sëmundje, mund të rekomandohen si shtesë meqë janë preparate bimore por ASESI nuk shërojnë.”- ka thënë Sylejmani. Ai u ka bërë thirrje pacientëve që për çdo shqetësim që kanë të konsultohen me mjekun. “Te gjithë pacientët me çfarëdo simptome apo diskomforti patjetër duhet të lajmërohen te profesionistët shëndetësor në mënyrë që të shikohen opsionet më të mira të trajtimit, menaxhimit të ankesave dhe ASESI mos të provojnë trajtimet alternative. Secila sëmundje e ka ‘dritaren e artë’ kur trajtohet”- ka thënë tutje Fevzi Sylejmani. Kardiokirurgu, njëherësh drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në QKUK, Shpejtim Shurdhiqi, ka thënë se ndonëse nuk ka asgjë shkencore rreth kësaj teorie, farat e zeza ndihmojnë pak në reduktimin e shkaqeve që shkaktojnë sëmundjet e zemrës. “Fara e zezë ndihmon në reduktimin e shkaqeve që shkaktojnë sëmundjet e zemrës, d.m.th. në masë të lehtë ndikojnë në ulje të tensionit të gjakut dhe të yndyrës në gjak (faktorë që dobësojnë zemrën). Nuk ka studim të qartë që direkt kemi të bëjmë me shërimin e sëmundjeve të zemrës edhe pse ka hipoteza por jo të vërtetuara shkencërisht.”- ka thënë Shurdhiqi. Ai tutje ka bërë thirrje që pacientët potencial për këto telashe t’i drejtohen mjekut familjar. “Pacientët të cilët mund të kenë këso telashe, ata duhet të konsultohen me mjekun familjar apo direkt kardiologun e jo të marrin receta nga interneti sepse më pas mund të bëhet vonë.”- ka këshilluar ai.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software