About: http://data.cimple.eu/claim-review/af42c86208477c8593dc0f925238fbf4bd9f8aac1d0180150c6c4b38     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Protesta e veteranëve, Foto: KALLXO.com Postimi me informacione të pasakta për protestat e veteranëve Deklarata Veteranët nuk protestuan për Zajednicën,Gjykatën Speciale,Asociacioni, Vlerësimi Rrenë Pretendimi se Veteranët nuk protestuan për Zajednicën,Gjykatën Speciale,Asociacioni,… është i pasaktë. Krypometri ka verifikuar me burime zyrtare se protesta të tilla ka pasur nga veteranët e UÇK-së që nga themelimi i shoqatave të luftës. Artikulli Më 6 shtator 2023, faqja e Facebook-ut “Kingu i Shqiptaris” ka publikuar një postim me përshkrimin “Ordinerët kan emër dhe ata jan PDK dhe AAK”. Në këtë postim, faqja pretendon se janë themeluar 10 komuna serbe. Në postim gjithashtu pretendohet se veteranët nuk kanë reaguar për nënshkrimin e Demarkacionit, votimin e Gjykatës Speciale dhe “Zajednicën” (Asociacioni i komunave me shumicë serbe) në Kuvend. Informacioni se janë themeluar 10 komuna serbe është i pasaktë, pasi komunat Shtërpcë, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan kanë qenë të themeluara që nga viti 2000, ndërsa ligji për vetëqeverisjen lokale nuk i ndanë komunat sipas përkatësisë etnike. Të dhënat publike tregojnë se në vitin 2000 në Kosovë u themeluan 30 komuna, prej të cilave 4 komuna me shumicë serbe, ndërsa vendimi për themelimin e tyre ishte marrë nga Administrata e UNMIK. Sipas raporti të GAP të publikuar në vitin 2013 procesi i themelimit të komunave të reja nisi në vitin 2005 ndërsa vetëm me ligjin e vitit 2009 u themeluan edhe 5 komuna me shumicë serbe. Sipas të dhënave, pas pakos së ish-presidentit finlandez, Marti Ahtisaari, sipas ligjit për kufijtë administrativ të komunave, ishin themeluar komunat: Novobërdë, Mitrovicë e Verit, Graçanicë, Ranillugë, Partesh dhe Kllokot. Artikulli po ashtu pretendon se Veteranët e UÇK-së nuk kishin protestuar as për ngjarjet e tjera si “zajednica”, demarkacioni, Gjykata Speciale, etj.. Për të verifikuar këto pretendime Krypometri ka kontaktuar me ushtruesin e detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku, për të marrë një qëndrim lidhur me protestat që ata kanë përkrahur lidhur me marrëveshje e vendime që prekin veteranët. Klinaku ka thënë se OVL UÇK-ja ka protestuar kundër pakos së Ahtisaarit, Demarkacionit, Asociacionit dhe Gjykatës Speciale. “Për qëndrimet tona prej vitit 2000 që jemi organizatë e veteranëve, që jam sekretar prej vitit 2000, asnjë qeveritar si kanë mbajtë si ne. Ne kemi protestu kundër pakos së Ahtisarit, kemi protestu kundër marrëveshjeve që i kanë bërë këta, kemi protestu edhe bashkë me këta që janë në Qeveri, kundër demarkacionit, e asociacionit. Kemi dalë edhe kundër Gjykatës Speciale në protesta“- ka thënë Klinaku për Krypometrin me datë 12 shtator 2023. Në gusht të 2016-tës, Organizata e Veteranëve të Luftës pati protestuar për të kundërshtuar marrëveshjen e demarkacionit. Ata u kishin bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që të votojnë kundër saj. Një vit më parë, në 2015-tën, qindra protestues, pjesëtarë të OVL UÇK-së, gjithashtu kishin protestuar para Kuvendit të Kosovës, duke kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte. Protestuesit u patën bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që të mos votojnë për themelimin e Gjykatës speciale për krime lufte.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software