About: http://data.cimple.eu/claim-review/af66c8b9fe03ffb192855dab986f096218f74060e13c4ddf35e1f9d9     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotoja e montuar që shtrembëron deklaratën e analistit Çim Peka Deklarata Keta Gazetarë në Kosovë ose janë të shitur ose s’kanë lidhje me analizën politike” këtë e thot…? Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Fotografia me të cilën është ilustruar lajmi me titull “Keta Gazetarë në Kosovë ose janë të shitur ose s’kanë lidhje me analizën politike” këtë e thot…?”, është e rreme. Ilustrimi i lajmit me një fotografi në të cilën janë vendosur portretet e disa gazetarëve dhe analistëve në Kosovë së bashku me ndryshimin e citatit që e ka thënë analisti nga Shqipëria, Çim Peka bën që të shtrembërohet deklarata dhe kuptimi i saj. Çim Peka, në postimin e tij, nuk ka përmendur asnjë person publik me emër dhe mbiemër kur ka shkruar se “ose nuk keni lidhje me analizën politike ose jeni disa mjeran të shitur”. Artikulli Ueb- faqja online “Speciale” dhe “Pripak info”, Gazetaz dhe news372media.com kanë publikuar një lajm me titullin “Keta Gazetarë në Kosovë ose janë të shitur ose s’kanë lidhje me analizën politike” këtë e thot…?”. Artikulli i është shpërndarë edhe në disa faqe në Facebook si: Vizioni IM, Speciale dhe Specialja, Info Ks, Albini për Kosovën, Rreth Botes. Këto faqe kanë shpërndarë disa herë që nga 14 qershori i vitit 2022. Shembull, Faqja në Facebook “Specialja” e ka shpërndarë këtë lajm tri herë: postimin e parë e ka bërë me 14 qershor 2022, pastaj me 22 korrik dhe 29 korrik 2022. Fotografia e përdorur për të ilustruar lajmin nuk përputhet me përmbajtjen e tekstit. Analisti nga Shqipëria, Çim Peka në një postim në Facebook ka shkruar për gazetarët në Kosovë, mirëpo nuk ka përmendur emra siç shihet në foto. Në foton e vendosur nga ueb faqet e mësipërme, shihen një numër i gazetarëve e analistëve kosovarë, që lë të nënkuptohet se analisti Peka iu është referuar atyre. Peka në shkrimin e tij kishte thënë se gazetarët në Kosovë po infektohen me “virusin Rama”, duke e cilësuar si shqetësim për ta. Por në shkrimin e tij nuk ka përmendur ndonjë emër siç është ilustruar në lajm. “Shpejtësia me të cilën po infektohen me “virusin Rama” gazetaret në Kosovë, është shqetësuese për ata e jo për Osmanin e Kurtin”, kishte shkruar Peka. Më tej, Peka iu kishte drejtuar gazetarëve Kosovar duke ju thënë se “Keq me vjen, por ose nuk keni lidhje me analizën politike ose jeni disa mjeran te shitur!”, mirëpo duke mos e cekur asnjë emër të ndonjë personi publik në Kosovë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software