About: http://data.cimple.eu/claim-review/afc2aec4f4e8e9e2ddf22dcaa99feb79234397f333da5034cffe4064     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Xhafer Tahiri,. Foto: Kallxo.com Vushtrria i publikon kontratat Deklarata Xhafer Tahiri: Publikimi do të bëhet në mënyrë të menjëhershme në tre mujorin e parë të qeverisjes Vlerësimi E vërtetë Vushtrria ka nisur publikimin e kontratave vetëm në muajin gushtë, apo pas 7 muajve të marrjes së pushtetit nga Tahiri. Krypometri konstaton se ai nuk e ka thënë të vërtetën për kohën e publikimit të kontratave me bizneset, mirëpo fakti që ka pranuar të jetë komuna e katërt që i publikon kontratat konsiderohet se është ndër institucionet nismëtare të një reforme për transparencë më të madhe në prokurim, atje ku janë dyshimet më të mëdha për korrupsion. Artikulli Komuna e Vushtrrisë ka filluar të bëjë publikimin e kontratave të lidhura me operatorët ekonomik për kryerjen e punëve, ofrimin e shërbimeve apo për furnizime të ndryshme. Vushtrria bëhet komuna e katërt që po publikon kontratat e nënshkruar me bizneset për kryerjen e punëve, ofrimin e shërbimeve apo furnizime. Kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, në “DebatPernime” kishte premtuar se do të bëhet publikimi i kontratave në tre muajt e parë të mandatit të tij si kryetar Komune. “Publikimi do të bëhet në mënyrë të menjëhershme në tre mujorin e parë të qeverisjes”, kishte thënë Tahiri në “ DebatPernime” gjatë kohës së zgjedhjeve komunale. Këtë premtim, Tahiri nuk e kishte mbajtur sepse pas tremujorit të parë të qeverisjes ai nuk kishte nisur publikimin e kontratave. Mirëpo, edhe pse me vonesë, publikimi i kontratave është një hap i madh drejt hapjes së të gjitha kontratave në gjithë Kosovën. Por, publikimi i këtyre kontratave është bërë pas tetë muajve që kur Xhafer Tahiri ka marrë postin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë. Publikimi i kontratave që komuna e Vushtrrisë ka lidhur me operatorët ekonomik është bërë në rubrikën: Prokurimi në faqen e komunës. Gjatë ditës së sotme Tahiri ka paralajmëruar publikimin e kontratave me bizneset. https://kallxo.com/tahiri-paralajmeron-publikimin-e-kontratave-me-bizneset/
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software