About: http://data.cimple.eu/claim-review/b208f483fb78bca1bb7eccda2574881cfa2362496e918869c57b13cb     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pasaktësia që shpërndan panik tek qytetarët që udhëtojnë përmes Kroacisë Deklarata Bashkatdhetarët që udhëtojnë, kah Kroacia, duhet të kenë kujdes, se kah, po i bien, për të dalë, te Ura, sepse, mundë të hyjnë, në zonën e shtetit serb, dhe për këtë gabim, janë në pritje gatishmërie, nga policia serbe. Vlerësimi Rrenë Postimi i bërë është i rremë, pasi Ura e Kroacisë fare nuk është afër kufirit me Serbinë. Kroacia nuk kufizohet me Serbinë në atë pjesë të vendit ku gjendet ura. E thirrur ‘Ura e Peleshacit’ gjendet në jug të Kroacisë dhe lidh atë pjesë me pjesën tjetër të këtij vendi. Pika më e afërt kufitare në atë pjesë, është ajo e Bosnje Hercegovinës, me emrin Neum. ‘Ura e Peleshacit’ lidh pjesën e quajtur Brijesta me Komarna. Pika kufitare me Bosnjen nga ura është rreth 9 kilometra larg, ndërsa Serbia gjendet komplet në anën tjetër, afër qytetit Osijek. Artikulli Një profil në rrjetin social Facebook me emrin Hava Kurti Krasniqi sot me 1 gusht 2022 rreth orës 09:00, ka publikuar një postim përmes të cilit i paralajmëron qytetarët që udhëtojnë përmes Kroacisë. Ajo i ka alarmuar qytetarët se mund të përfundojnë të akuzuar për kalim ilegal të kufirit serb nëse e bëjnë një gabim të vogël gjatë orientimit për të kaluar përmes urës së re të ndërtuar së fundmi për të shmangur kalimin e kufirit në mes të Bosnje Hercegovincës dhe Kroacisë. “Bashkatdhetarët që udhëtojnë, kah Kroacia, duhet të kenë kujdes, se kah, po i bien, për të dalë, te Ura, sepse, mundë të hyjnë, në zonën e shtetit serb, dhe për këtë gabim, janë në pritje gatishmërie, nga policia serbe”, ka shkruar ky profil në Facebook. Tutje, pretendohet se nga shteti serb ka gjoba të mëdha për ‘kalim ilegal të kufirit’. “Automatikisht ju mirret si hyrje ilegale në shtetin sërb dhe gjobat janë të mëdha. Akuza “ilegal” llogaritet, sepse ju keni hyrë aty pa kaluar pikën kufitare sërbe. Pra më mirë pyetni me kujdes për Urën, se sa të ndesheni me problemet. Shumë udhëtarë janë dënuar për këtë shkak”, thuhet në fund të këtij shkrimi. Por ky informacion i dhënë nga kjo qytetare që është shpërndarë 138 herë dhe është publikuar në disa media të tjera është i rremë. Këtë publikim të kësaj qytetareje e kanë publikuar disa faqe në Facebook si: ‘Realiteti’ dhe ‘Emergjenca’, “Albanian Times”, “Hoça në diasporë”, “Interesante”. Ura e posa inauguruar prej 2.4 kilometrash lidh jugun e Kroacisë me pjesën tjetër të ketij vendi. Në atë pjesë Kroacia nuk kufizohet fare me Serbinë. Pika më e afërt kufitare në atë pjesë, është ajo e Bosnje Hercegovinës, me emrin Neum. Edhe kjo pikë kufitare nuk është në pjesën e BIH që njihet si Republika Serbe dhe që qeverisët nga serbët e Bosnjes. ‘Ura e Peljeshacit’ lidh pjesën e quajtur Brijesta me Komarna. Pika kufitare me Bosnjen nga ura është rreth 9 kilometra larg, ndërsa Serbia gjendet komplet në anën tjetër, afër qytetit Osijek. Njëra nga arsyet pse është thënë për këtë urë se do ta ‘tranformojë udhëtimin në Ballkan’ është pikërisht sepse lehtëson transportin brenda territorit kroat, duke iu shmangur pikave dhe kontrolleve kufitare.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software