About: http://data.cimple.eu/claim-review/b3ce23faf7057a3202cbac672c8908215b5bb52b7e1aac224c0bce43     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Videoja e manipuluar e kryeparlamentarit Konjufca për demarkacionin Deklarata Bllokohet Glauku Asi ksi , eeee ,ehhhhhh Vlerësimi Me kos Videoja nga intervista e kryetarit të Kuvendit të Kosovës me mbishkrimin “Bllokohet Glauku Asi ksi , eeee ,ehhhhhh”- është e manipuluar. Në këtë video të publikuar është shkëputur vetëm një pjesë e përgjigjes së kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca dhe më pas e njëjta është publikuar me përshkrimin e rremë se “Bllokohet Glauku”. Në intervistën e plotë rezulton se kryeparlamentari ka dhënë përgjigje të gjatë për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Ai ka thënë se ka një marrëveshje të nënshkruar në mes të Presidentëve të të dyjave vendeve që është bazë e mirë juridike për rishkrimin e vijës kufitare, e rishikimi do të bëhet kur të caktohet vija kufitare. Artikulli Më 29.09.2024, faqja e Facebook-ut ‘Indigo Fun’ (arkiva & arkiva & arkiva) ka publikuar një video të shkëputur nga intervista e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Postimi ka përshkrimin “Bllokohet Glauku Asi ksi , eeee ,ehhhhhh”. Në video dëgjohet autorja e emisionit #KallxoPërnime, Jeta Xharra, duke e pyetur Konjufcën se përse nuk po e ri-aktualizojnë çështjen e demarkacionit në Kuvendin e Kosovës. “Po tash përse nuk po e riktheni, pse spo e riktheni se është një…”- thotë Konjufca në këtë video të shkurtë që është publikuar në faqen Indigo Fun (arkiva & arkiva & arkiva). Për të verifikuar vërtetësinë e kësaj videoje, Krypometër ka gjetur intervistën e plotë që kryeparlamentari Konjufca e kishte dhënë në #KallxoPërnime, më 15.09.2023. Në pyetjen e autores së emisionit se “Pse s`po e çelni temën e demarkacionit në parlament?, Konjufca jep një përgjigje të gjatë, që nuk është pasqyruar në videon e publikuar në Indigo Fun (arkiva & arkiva & arkiva). “Po tash përse nuk po e riktheni, pse s’po e riktheni se është një premtim i Presidentëve dhe ne, e vlerësojmë se mundet me u kapë Kosova për atë, ka bazë ligjore sepse marrëveshjet ndërkombëtare nuk janë veç e bardha në të zezë se çka shkruhen, por janë edhe kur merren vesh krerët e shteteve që ajo me u rivlerësu, vija kufitare. Nuk janë vendosë gurët, kur të vendosen, ne mendojmë që me u ri-kthy dhe me u hapë edhe njëherë çështja e saj”- është përgjigjur Konjufca në lidhje me demarkacionin në një intervistë në KallxoPërnime më 15.09.2023 (min: 41:14). E në nënpyetjen e Jeta Xharrës, se a ka bërë qeveria kërkesë me u hapë tema e demarkacionit, Konjufca përgjigjet: “Kjo është pak konfidenciale, por ngritet vazhdimisht në takime kur janë të brendshme dhe nuk janë domosdoshmërisht me kamera, me autoritetet e Malit të Zi”. Tutje ai ka thënë se vija kufitare do të diskutohet kur të vendosen gurët. “Ajo vjen kur të vjen çështja që definitivisht të kryhet vija kufitare dhe me qenë e legalizuar përmes gurëve të kufirit dhe ku vendosen vijat. Ajo nuk është vendosur ende, por pritet me u vendosë.” Për disa vite me radhë, opinioni publik në Kosovë u përball pothuajse çdo ditë me debate e diskutime në lidhje me shënimin e vijës kufitare mes dy vendeve”- ka thënë Konjufca në një intervistë për KallxoPërnime më 15.09.2023 (min: 41:14). Historia e demarkacionit Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi e kishte nënshkruar marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, më 26.08.2015. Kjo marrëveshje ishte kundërshtuar nga opozita e atëhershme, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, kundërshtonin me aksione e protesta politike, brenda e jashtë institucioneve. Për shkak të protestave, Marrëveshja e Demarkacionit nuk kishte arritur të ratifikohej nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ndërsa BE e kishte vendosur si një prej kritereve për liberalizimin e vizave. Por, përfundimisht, pas 3 viteve diskutime, marrëveshja e Demarkacionit u ratifikua në Kuvendin e Kosovës më 21.03.2018, pas një marrëveshjeje që e kishin nënshkruar presidentët e atëhershëm, Filip Vujanoviq dhe Hashim Thaçi. Në atë deklaratë të përbashkët, thuhej në mes tjerash se pas ratifikimit, do të formohej një trup i përbashkët punues për shënjimin e vijës kufitare dhe do të korrigjonte gabimet e mundshme të komisioneve përkatëse. Grupi, sipas deklaratës ka për detyrë t’i evidentojë mosmarrëveshjet eventuale dhe të bëjë korrigjimet në drejtim të sektorëve të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software