schema:text
| - Bekim Jashari. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Bekim Jashari mban fjalën për shujtat për 850 mësimdhënës
Deklarata
Bekim Jashari (08.09.2020)- “Shumë shpejt, brenda këtij viti do t’i paguajmë shujtat për 850 mësimdhënës, në vlerë totale prej rreth 800 mijë euro”
Vlerësimi
E vërtetë
Bekim Jashari ka mbajtur fjalën pasi brenda vitit 2020, përkatësisht në muajin nëntor ka filluar shpërndarjen e pagesave për shujtat e mësimdhënësve.
Artikulli
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se të hënën ka filluar ekzekutimi i pagesave për shujtat e mësimdhënësve, duke realizuar premtimin që e dha në muajin shtator.
Jashari deklaroi se vlera e shujtave për 850 mësimdhënës është në vlerë rreth 800 mijë euro.
“Pas miratimit të vendimit tonë për realizimin e pagesave për shujtat e mësimdhënësve dhe pas dilemave që kishte krijuar në lidhje me këtë Ministria e Financave, me përkushtimin tonë sot ka filluar ekzekutimi i pagesave për shujtat e mësimdhënësve dhe kështu brenda 1 jave do të përfundojnë pagesat për të gjithë mësimdhënësit e komunës sonë”, ka shkruar i pari i Skenderajt në rrjetin social “Facebook”.
Më 8 shtator, Jashari nga një takim me drejtorët e institucioneve arsimore në Skenderaj, u premtoi atyre se brenda këtij viti do t’i paguajnë shujtat.
“Drejtorëve të shkollave ia dhamë lajmin e shumë pritur që shumë shpejtë, brenda këtij viti do t’i paguajmë shujtat për 850 mësimdhënës, në vlerë totale prej rreth 800 mijë euro”, ka deklaruar Jashari më 8 shtator.
Ky obligim i komunës rrjedh nga kontrata kolektive e miratuar në prill të 2017. Respektivisht neni 35, pika 7 e kësaj kontrate obligon Komunat që të sigurojnë kompensim për ushqim gjatë punës, në shumën prej dy eurosh për një shujtë ditore.
Pasi ky obligim nuk ishte përmbushur ndër vite që nga nënshkrimi i kontratës 850 mësimdhënës përfshirë punëtorë teknikë i ishin drejtuar zyrave të avokatëve për të ushtruar kërkesë në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Skenderajt për shujtat e papaguara.
Skenderaj do paguajë shujtat e mësuesve pasi qindra nisën betejën ligjore
|