About: http://data.cimple.eu/claim-review/b8544a841f3c4222c5c0d742353cd9fb1d265e97278c60104c86004e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Thirrje në mjekë e institucione fiktive të Maqedonisë së Veriut për shitje të ilaçeve Deklarata Hemorroidet janë karakteristike për njerëzit me profesione ulur! Çdo vit shpëtojmë miliona njerëz nga hemorroidet, bëhu një prej tyre Vlerësimi Rrenë Në artikullin me titull “Hemorroidet janë karakteristike për njerëzit me profesione ulur! Çdo vit shpëtojmë miliona njerëz nga hemorroidet, bëhu një prej tyre”- janë përdorë mjekë fiktivë për të promocuar një ilaç të caktuar. Emrat e mjekëve që janë cituar në këtë artikull janë ilustruar me fotografi të mjekëve rus. Ilaçi i promovuar nuk ka Autorizim të Marketingut për Kosovë. Specialistët rekomandojnë se ilaçet duhet të përdoren vetëm pas përshkrimit të mjekut dhe se personat që kanë hemoroide që kanë kalu në stadin 3 dhe 4 nuk mund të shërohen me kremë. Artikulli Më 13.07.2024 faqja në Instagram “Plus Medical” (arkiva) ka publikuar një artikull përmes të cilit pretendohet se kanë ilaçin për shërim të hemorroideve. “Hemorroidet janë karakteristike për njerëzit me profesione ulur! Çdo vit shpëtojmë miliona njerëz nga hemorroidet, bëhu një prej tyre”- thuhet në këtë artikull, i cili është shpërndarë (arkiva) edhe në Facebook. I njëjti artikull është publikuar edhe në faqen e internetit ‘hemoal.bio-health.click’ (arkiva) me titull “NGA HEMORROIDET DERI TE KANCERI I ZORRËS – VETËM NJË HAP! SI TA NJOHIM NË KOHË KËRCËNIMIN? INTERVISTË ME PROKTOLOGUN KRYESOR TË MAQEDONISË”. Artikulli citon Dr. Jamin Velov, për të cilin cili pretendohet se është “proktologu i parë, proktologu dhe studiuesi kryesor i Departamentit të Proktologjisë të Qendrës Kërkimore Maqedonase”. Dr. Jamin Velov, është ilustruar me një fotografi të cilën Krypometri e ka verifikuar përmes platformës Bing dhe ka gjetur se kjo fotografi përdoret për ilustrim të profesionit të mjekut dhe nuk i takon Jamin Velov. Artikulli citon edhe një doktor tjetër, Zarko Makedonija për të cilin pretendohet se është zëvendës shef i Departamentit të Proktologjisë në Maqedoni. Krypometër ka kontrolluar organogramin e Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, adresat e emrat e Klinikave Univeristare dhe Instituteve në Maqedoninë Veriore por në asnjërën nuk figuron “Departamenti i Proktologjisë në Maqedoni”. Krypometër ka verifikuar fotografinë me të cilën është ilustruar Dr. Makedonija përmes ‘Google Lens’ dhe ka gjetur se e njëjta fotografi është publikuar edhe më herët në internet. Bazuar në kërkimet e fotografive përmes “PimEyes” rezulton se ai është Dmitry Evgenievich Konev, drejtor i klinikës së Traumatologjisë dhe Ortopedisë në Rusi (shih këtu, këtu dhe këtu). Artikulli rekomandon një kremë të quajtur ‘HemoReneë’, i cili thuhet se shëron hemorroidet. Pas kërkimeve në faqen e Agjencisë për produkte dhe pajisje medicinale në Kosovë rezulton se produkti ‘HemoReneë’, nuk është në listën e ilaçeve me autorizim marketingu. Në nenin 16 të Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale thuhet se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së Autorizimit për Marketing nga AKPPM”. Krypometër ka marrë një përgjigje nga Astrit Haxhijaha, specialist i farmacisë klinike, i cili ka thënë se duhet të konsultohen specialistët para se të përdorën krema apo ilaçe të tjera për hemoroide. “Përcaktimi i këtyre produkteve për hemorroide bëhet në bazë të fazës së përkeqësimit”- tha Haxhijaha. Proktologu, Kushtrim Gashi ka thënë se asnjë produkt që reklamohet nëpër rrjete sociale nuk mund t’i shërojë hemorroidet e stadit 3 dhe 4. “Këto preparate nuk shërojnë asnjë hemoroid, këto preparate janë preparate simptomatike, lehtësojnë gjendjen, por nuk shërojnë. Jo vetëm ky, por të gjitha preparatet s’ka preparate që shëron hemoroidet e stadit 3 dhe 4”- ka thënë Gashi për Krypometër. Ai ka shtuar se hemorroidet herët ose vonë duhet të operohen. “Deri më sot jo, njerëzit i ngatërrojnë hemorroidet e jashtme, të cilat trajtohen me këto preparate dhe se ato nga natyra tërhiqen brenda disa ditëve. Janë sëmundje me predisponim trashëgues, mënyra jo e mirë e të ushqyerit (regjimi higjienodietetal). Herët ose vonë përfundojnë me operacion”- ka thënë ai.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software