About: http://data.cimple.eu/claim-review/b8b65b7d06cbace6e4bf9d1a05fe1aaaa7f7f39204ce23e3f48c8f25     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri - Foto: KALLXO.com Rrena për Zgjidhjen e Ngërçit Politik në Gjilan Deklarata Lutfi Haziri më 30 mars: Gjatë fundjavës do të përfundojnë takimet me partitë dhe të martën do t’i prezantoj emërimet e reja. Vlerësimi Rrenë e kryptë Kanë kaluar gati katër muaj që nga dita kur Lutfi Haziri ishte zgjedhur kryetar i Gjilanit për herën e dytë me radhë. Por, ai nuk ka arritur ende t’i emërojë drejtorët e rinj me të cilët do të bashkëqeverisë në mandatin e tij të dytë. Ai ka premtuar se më datën 3 prill do të publikojë ekipin e tij të drejtorëve, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kryepometri këtë e cilëson si rrenë. Artikulli Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri, të premten, më 30 mars, kishte premtuar që pas pesë ditësh, të martën e 3 prillit do të prezantonte ekipin e tij të ri qeverisës. Por, edhe pse ka kaluar më shumë se një javë që nga 3 prilli, Haziri ende nuk ka dalë me emrat e drejtorëve të rinj që do të përbëjnë ekipin drejtues të Komunës së Gjilanit. “Me ndryshimin e Statutit të Komunës si dokument që e organizon jetën institucionale, është krijuar mundësia që të finalizohen marrëveshjet politike me partitë, organizatat joqeveritare dhe grupet e interesit. Gjatë fundjavës do të përfundojnë takimet me partitë dhe të martën do t’i prezantoj emërimet e reja. Do të ketë emra edhe nga shoqëria civile”, kishte thënë Haziri me 30 mars para gazetarëve në Gjilan. Lutfi Haziri në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 19 nëntor kishte fituar me 63.9 për qind të votave kundrejt kundërkandidatit të tij nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi, i cili kishte marrë 36 për qind të votave. Më 22 dhjetor, një muaj pasi doli fitues i zgjedhjeve lokale ai bëri betimin në Kuvendin Komunal si kryetar i Komunës së Gjilanit për mandatin e dytë me radhë. Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj që kur Lutfi Haziri ka bërë betimin e tij si kryetar i Gjilanit ai ende nuk i ka emëruar drejtorët e rinj. Në muajin janar, Haziri përmes një postimi në Facebook kishte njoftuar se e kishte caktuar ekipin që do të negocionte me partitë e tjera për qeverisje në Gjilan. Por nga janari e deri në muajin prill këto negociata ende nuk kanë prodhuar zyrtarisht ndonjë rezultat konkret.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software