About: http://data.cimple.eu/claim-review/ba8aeaefcd778840646a3cecff3f1df6322217cf23c950b85982b48a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Zëri i montuar i Kurtit gjatë një ekspozite në Suharekë Deklarata “Po nashta është edhe shumë, nashta edhe s’është shumë. Po nuk e di duhet asistenti” Vlerësimi Rrenë Video në të cilën shihet kryeministri Albin Kurti dhe përqindjet, 60%, 70% dhe 80%, e me mbishkrimin “po nashta është edhe shumë, nashta edhe s’është shumë. Po nuk e di duhet asistenti”- është e manipuluar. Në videon reale nuk dëgjohet zëri i Albin Kurtit pasi artistja Pranvera Sylejmani që e ka publikuar këtë video, ka thënë se zërin ia ka ndalur për shkak të zhurmës që dëgjohet në prapaskenë. Zëri që dëgjohet në këtë video është shkëputuar nga një debat në të cilin ka marrë pjesë kryeministri Albin Kurti në vitin 2020. Në videon reale nuk ka përqindje në video. Artikulli Më 21.09.2024 faqja në Facebook Të gjithë në Vetëvendosje, ka publikuar një video (arkiva & arkiva) në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe artistja Pranvera Sylejmani. Në video pretendohet se Kurti është duke thënë “po nashta është edhe shumë, nashta edhe s’është shumë. Po nuk e di duhet asistenti”, ndërsa në video janë shtuar edhe përqindjet, 60%, 70% dhe 80%. Krypometër ka gjetur videon origjinale që e ka publikuar artistja Pranvera Sylejmani gjatë ekspozitës “Gursel dhe Pranvera Sylejmani”, në shtëpinë e kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë. Video reale e publikuar nga Pranvera Sylejmani nuk ka zë fare. Në postimin e saj, Sylejmani ka sqaruar se zërin ia ka ndalur për shkak të zhurmës që dëgjohet në prapaskenë. “Zërin ja kam ndalë për arsye që ka pas shumë zhurmë, e video është incizu prej së largu me zoom, e sen nuk dëgjohet, përveç zhurmës”- ka shkruar ajo. Krypometër përmes kërkimit në internet ka gjetur se zëri i Kurtit që dëgjohet në sfond është shkëputur nga një intervistë që ai e ka zhvilluar në Debat Plus në vitin 2020. Në atë intervistë Kurti ka folur në lidhje me projektligjet që i ka votuar Lëvizja Vetëvendosje në Kuvend që nga viti 2020 gjatë debatit me gazetarin Fidan Rama që ishte pjesë e debatit. Krypometër e ka gjetur edhe komunikatën e Qeverisë së Kosovës të lëshuar më 16.09.2024, kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në përurimin e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë. “Kjo Shtëpi e Kulturës që do të shërbejë si shtëpi e artit dhe kulturës, do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore dhe shoqërore të Suharekës”- kishte deklaruar Kurti në fjalimin e tij. Sipas komunikatës së ZKM-së, 3.8 milionë euro janë investuar për këtë shtëpi. Kjo video me zë të manipuluar dhe me vendosjen e përqindjeve është publikuar vetëm tre muaj para se të fillojë fushata parazgjedhore për zgjedhjet që pritet të mbahen më 09.02.2024. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar 09.02.2025 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Presidentja ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizmin e këtyre zgjedhjeve.
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software