About: http://data.cimple.eu/claim-review/bcc59bd933cdc1badfbc67b984e3fd47efb709304250590e409f15a3     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Manipulimi i videos së Nasim Haradinajt Deklarata Nuk liget shqiptari para vendimeve sllave Vlerësimi Me kos Videoja e publikuar është e manipuluar. Përmes përshkrimit dhe këngës në sfond në video tentohet të paraqitet Nasim Haradinaj si “sypatrembur” para trupit gjykues derisa i jepet dënimi duke e krahasuar me gjeneralin kroat gjatë shqiptimit të dënimit, i cili ndryshe nga Haradinaj paraqitet duke pirë helm. Po ashtu, përshkrimi i videos thotë “Nuk liget shqiptari para vendimeve sllave”, derisa vendimi ndaj Nasim Haradinajt është dhënë nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale, e cila është votuar me shumicë të votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në vitin 2015 dhe nuk është vendim sllav. Artikulli Më 20 maj 2022, faqja e Tik-Tokut “albvids1” ka publikuar një video me mbishkrimin “Nuk liget shqiptari para vendimeve sllave”. Videoja numëron mbi 1.6 milion shikime, mbi 33 mijë pëlqime e mbi 370 komente. Në video shihet ish-gjenerali kroat nga Bosnja, Slobodan Praljak dhe ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj. Praljak shihet duke pirë helmin në Gjykatën e Hagës në momentin që i është shqiptuar vendimi përfundimtar dhe Haradinaj shihet duke qëndruar në këmbë derisa i lexohet verdikti përfundimtar. Videoja po ashtu shoqërohet me një këngë patriotike. Përmes përshkrimit dhe këngës në sfond në video tentohet të paraqitet Nasim Haradinaj si “sypatrembur” para trupit gjykues derisa i jepet dënimi duke e krahasuar me gjeneralin kroat gjatë shqiptimit të dënimit, i cili ndryshe nga Haradinaj paraqitet duke pirë helm. Po ashtu, përshkrimi i videos thotë “Nuk liget shqiptari para vendimeve sllave”, derisa vendimi ndaj Nasim Haradinajt është dhënë nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale, e cila është votuar me shumicë të votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në vitin 2015 dhe nuk është vendim sllav. Slobodan Praljak, ka vdekur më 29 nëntor 2017 pasi piu helmin në sallën e gjykimit pasi pranoi dënimin nga Gjykata e Hagës për krime lufte në ish- Jugosllavi. Në anën tjetër, Nasim Haradinaj u shpall fajtor nga Gjykata Speciale më 18 maj 2022 dhe u dënua me 4 vite e gjashtë muaj burg. Ndërsa, më 2 shkurt 2023, Gjykata e Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale ia konfirmoi dënimin Haradinajt, veçse ia uli për tre muaj dënimin me burg.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software