About: http://data.cimple.eu/claim-review/bd9f20b4a34be1d5f0c355cbd75ef77930b6c6456771622bc189d3a9     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ragip Begaj, Debat Pernime, Malishevë. Foto: Atdhe Mulla Rrena për rrugën për tek ujëvara e Mirushës Deklarata Ragip Begaj: Rruga për në ujëvarën e Mirushës ka fillu, veç është duke u punuar, besoj që në 6 mujorin e ardhshëm ka me u kry Vlerësimi Me kos Komuna e Malishevës ia ka vënë fajin Ministrisë së Infrastrukturës për rrugën për në ujëvarat e Mirushës. Por, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj i kishte marr meritat për këtë rrugë gjatë kohës kur po i kërkonte votat për një mandat të ri dhe nuk kishte thënë se projekti është i ministrisë së Infrastrukturës. Vonesat në realizimin e projekteve kanë ndikim negativë tek qytetarët e asaj ane, por edhe për turizmin marrë parasysh rendësin e saj. Artikulli Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj në debatin për kryetar të komunës të mbajtur në fund të vitit 2017 kishte deklaruar se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 do të përfundonte rruga që të çon tek ujëvara e Mirushës. “Rruga për në ujëvarën e Mirushës ka fillu, veç është duke u punuar, besoj që në 6 mujorin e ardhshëm ka me u kry”, kishte premtuar Begaj. KALLXO.com ka dërguar pyetje në Komunën e Malishevës nëse ky premtim është mbajtur nga ana e kryetari dhe sipas përgjigjes së tyre, kjo rrugë ende nuk ka përfunduar. “Përndryshe, rrugën për në ujëvarat e Mirushës, është duke e rregulluar Ministria e Infrastrukturës dhe ende nuk ka përfunduar”, potencohet në përgjigjen e Komunës së Malishevës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software