schema:text
| - Ilustrimi: KALLXO.com
Lajmi i rremë se Rusia ka pushtuar një shtet tjetër përveç Ukrainës
Deklarata
LAJMI FUNDIT/SAPO NDODHI !!-RUSIA PUSHTON EDHE NJE TJETER SHTET ME 4 AVIONE
Vlerësimi
Rrenë
Titulli i këtij lajmi është i rremë. Rusia nuk e ka pushtuar dhe nuk ka nisur pushimin e një shteti tjetër, përkatësisht Suedisë. Artikulli i lajmit të lartpërmendur ka përmbajtje të ndryshme nga titulli. Lajmi është i bazuar në raportimet e bëra nga mediat që tregon se “forcat e Armatosura të Suedisë deklaruan se 4 avionë luftarakë rusë hynë për pak kohë në hapësirën ajrore të Suedisë mbi Detin Baltik mbrëmjen e sotme”, duke iu referuar një deklarate të ministrit të Mbrojtjes së Suedisë, Peter Hultqvist.
Artikulli
Një lajm se Rusia ka nisur pushtimin e një tjetër shteti, përveç Ukrainës, është publikuar në media. Ueb-faqja ”https://news426media.com/ e ka publikuar një artikullin, në titullin e të cilët pretendohet se ka nisur pushtimi i një shteti tjetër me katër avionë, nga ana e Rusisë.
“LAJMI FUNDIT/SAPO NDODHI !!-RUSIA PUSHTON EDHE NJE TJETER SHTET ME 4 AVIONE”, është titulli i artikullit, i publikuar më 2 mars 2022. I njëjti lajm është publikuar edhe nga ueb-faqja “https://gazet1.com/”. Ky lajm ëshë shpërndarë edhe në Facebook në faqen “Gazeta Dardania”, e cila ka 119 mijë ndjekës.
Ky titull nuk është i vërtetë. Rusia nuk e ka pushtuar dhe nuk ka nisur pushimin e një shteti tjetër, përkatësisht Suedisë. Tash e një javë, Rusia ka nisur sulmet dhe pushtimin në Ukrainë.
Titulli është shkruar me konotacionin se sulmet ruse kanë vijuar edhe në një shtet tjetër.
Në fjalorin e gjuhës shqipe fjala pushtim do të thotë “Koha gjatë së cilës një vend qëndron i pushtuar nga dikush”. Në anën tjetër, artikulli i lajmit të lartpërmendur ka përmbajtje të ndryshme nga titulli.
Në të dyja ueb-faqe, përmendet se “Forcat e Armatosura të Suedisë deklaruan se 4 avionë luftarakë rusë hynë për pak kohë në hapësirën ajrore të Suedisë mbi Detin Baltik mbrëmjen e sotme”, duke iu referuar një deklarate të ministrit të Mbrojtjes së Suedisë.
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” më 2 mars ka raportuar për reagimin e ministrit suedez, Peter Hultqvist.
Katër avionë luftarakë rusë hynë për një kohë të shkurtër në territorin suedez mbi Detin Baltik të mërkurën, thanë Forcat e Armatosura suedeze, duke shkaktuar një dënim të shpejtë nga ministri suedez i mbrojtjes, thuhet në raportimin e “Reuters”.
“Shkelja ruse e hapësirës ajrore suedeze është sigurisht krejtësisht e papranueshme”, citohet të ketë thënë ministri suedez.
|