schema:text
| - Fotografia e manipuluar e analistëve me kapela me simbole të flamurit serb
Deklarata
Fotografia e gazetarit, Vehbi Kajtazi dhe analistit, Dardan Gashi me kapela me simbole të flamurit serb (sajkaça)
Vlerësimi
Rrenë
Është e manipuluar fotografia e gazetarit, Vehbi Kajtazi dhe analistit, Dardan Gashi me kapela me simbole të flamurit serb (sajkaça). Në fotografitë reale, Kajtazi dhe Gashi nuk kanë kapela me simbole nacionaliste serbe. Kjo fotografi është publikuar gjatë fushatës parazgjedhore kur Gashi e Kajtazi kanë qenë opinionistë të rregullt në dy debate televizive, Rubikon dhe Debat Plus, në të cilat kanë dhënë mendimet e tyre për rrjedhën e fushatës dhe Programet e partive politike.
Artikulli
Më 23.06.2022, një profil në Facebook (arkiva) ka shpërndarë një fotografi në të cilën shihet gazetari Vehbi Kajtazi dhe analisti Dardan Gashi.
Në këtë fotografi Kajtazi dhe Gashi kanë vendosur kapela me simbole të flamurit serb (shajkaça).
Krypometër përmes Yandex dhe PimEyeys ka gjetur fotografitë e Vehbi Kajtazit e Dardan Gashit dhe ata nuk kanë kapela me simbole nacionaliste serbe.
I kontaktuar nga Krypometër për të komentuar fotografinë që po qarkullon në Facebook, Dardan Gashi ka thënë se manipulimi i fotografisë është një “marrëzi e radhës”.
“Natyrisht që kjo është marrëzi e radhës.”- ka thënë Gashi.
Vehbi Kajtazi është pronar i vetëm dhe Drejtor i portalit online “Paparaci”. Kajtazi është gazetar i cili kryesisht e ka mbuluar fushën e Sigurisë dhe Drejtësisë. Ai ka punuar më parë në gazetat “Iliria Post”, “Kosova Sot” dhe “Koha Ditore”. Ka fituar disa çmime për gazetari hulumtuese nëpër vite. Kajtazi është analist në emisionin Rubikon, që transmetohet në televizionin Klan Kosova.
Kurse, Dardan Gashi ka qenë Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vitin 2011, në Qeverinë e drejtuar nga Hashim Thaçi. Ndërsa në vitin 2017, Gashi kishte marrë detyrën e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Diasporës në Qeverinë që drejtohej nga Ramush Haradinaj. Gashi është panelist i rregullt në emisionin Debat Plus, në RTV Dukagjini.
Fushata zgjedhore për Zgjedhjet paralamentare ishte një muaj dhe të dytë, Gashi e Kajtazi, kanë qenë opinionistë (Ang: panduits) të rregullt në këto dy debate televizive: Rubikon dhe Debat Plus, në të cilat kanë dhënë mendimet e tyre për rrjedhën e fushatës dhe programet e partive politike.
Qytetarët e Republikës së Kosovës më 09.02.2025 u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur ligjvënësit dhe Qeverinë e re.
Në bazë të rezultateve të fundit preliminare të përditësuara më 26.02.2025, në uebfaqen e KQZ, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është e para me 40.90%, apo 345,602 vota.
Partia e dytë me më së shumti vota është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.03%, apo 186,203 vota.
E treta është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.64%, apo 149,075 vota.
Koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me Nismën, Demokratët, Intelektualët dhe Listën Ideal kanë marrë 7.46%, apo 63,034 vota.
Albin Kurti ishte kandidat për Kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Zgjedhjet që u mbajtën më 09.02.2025. Kandidatë të tjerë për Kryeministër nga subjektet politike në vend ishin: Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Harandinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
|