About: http://data.cimple.eu/claim-review/beba38c1645d77ca68e2b93e3f9cf2d713b8c3d4832932260ed77254     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Përmes faqeve e mjekëve fiktivë tentohet të proklamohen produkte për shërim Deklarata DUA T”JU TREGOJ METODEN ME EFIKASE PER TRAJTIMIN E PATOLOGJIKE ARTIKOLARE, E BAZUAR MBI PRAKTIKAT DHE MESIMET ANTiKE TE SHERUESVE JAPONEZE Vlerësimi Rrenë Artikulli me titull “DUA T”JU TREGOJ METODEN ME EFIKASE PER TRAJTIMIN E PATOLOGJIKE ARTIKOLARE, E BAZUAR MBI PRAKTIKAT DHE MESIMET ANTiKE TE SHERUESVE JAPONEZE”- është i rremë. Artikulli është publikuar në një faqe që rrejshëm është prezantuar si portal i lajmeve, ndërkohë që asnjë prej rubrikave nuk është funksionale. Faqja në Facebook që e ka shpërndarë këtë artikull është me adresë në Ukrainë dhe menaxhohet nga ky shtet. Reumatologu Besim Demolli thot se sëmundjet që janë përmendur në artikull nuk mund të shërohen me një produkt të tillë. Ortopedi Zukë Xani ka thënë se trajtimi i nyjeve të dëmtuara në disa raste duhet të bëhet edhe me operacion dhe të njëjtat nuk mund të shërohen me një produkt të tillë çfarë reklamohet në këto faqe. Artikulli Më 29.10.2024 faqja në Facebook ‘KVE Market’ (arkiva) ka publikuar një infografikë në të cilën pretendon se kanë ilaçin për shërimin e nyjeve. “Mos lejoni që dhimbjet e nyjeve t’ju privojnë nga lëvizshmëria! Zbuloni zgjidhjen e krijuar nga profesorët më të mirë për të rikthyer jetën tuaj pa dhimbje”- shkruan në këtë infografikë. Kur klikon mbi këtë postim, linku të dërgon te faqja e internetit ‘aifutureslab.com’ (arkiva), në të cilën është publikuar një shkrim i gjatë rreth sëmundjeve të nyjeve. “DUA T”JU TREGOJ METODEN ME EFIKASE PER TRAJTIMIN E PATOLOGJIKE ARTIKOLARE, E BAZUAR MBI PRAKTIKAT DHE MESIMET ANTiKE TE SHERUESVE JAPONEZE”- shkruan në titull të artikullit që është publikuar nga faqja e internetit ‘aifutureslab.com’ (arkiva). Faqja që e ka publikuar këtë artikull duket sikur portal lajmesh, por në fakt asnjë prej rubrikave (ministria, e shendetit, aktivitet, dokumentim, qender shtypi ) nuk janë aktive e të klikueshme. Në secilin titull apo rubrikë që klikohet të dërgon te një dritare për të porositur produktin e rekomanduar nga kjo faqe fiktive. Artikulli citon profesoreshën “Lumturie Kuteli”, megjithatë në prezantimin e profesoreshës është fotografia e një mashkulli. Këtë fotografi Krypometri e ka verifikuar përmes platformës ‘Tin Eye’ dhe rezulton se fotografia e njëjtë është në shitje në internet dhe mund të përdoret për ilustrimin e profesionit të doktorit. Tutje “Lumturie Kuteli” është prezantuar si “President i fakultetit te Farmacise ne Universitetin ne Universitetin Mjekesor te me 45 vite eksperience ne mjekesine tradicionale”. Tutje personi që e prezantojnë si mjek thotë se ka arritur të shërojë një pacient të moshës 18-vjeçare nga osteokondroza. Dhe këtë e ka bërë duke përdorur një produkt të quajtur “Flexiwell”. Krypometri ka kërkuar në faqen e Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale në Kosovë por produkti me emrin “Flexiwell” nuk është në listën e produkteve medicinale me autorizim marketingu. Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale thot se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së autorizimit për marketing nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale”. Për të vërtetuar pretendimet e ngritura në këtë artikull, se dhimbjet e nyjeve mund të shërohen duke e përdorur një produkt të tillë, Krypometri ka biseduar me një reumatolog dhe një ortoped. Reumatologu Besim Demolli thot se sëmundjet që janë përmendur në artikull nuk mund të shërohen me një produkt të tillë. Sipas tij, osteoartriti, osteoporoza dhe frakturat osteoporotike janë sëmundje kronike të pashërueshme dhe se trajtimi i tyre bëhet vetëm për të menaxhuar simptomat. Ai ka thënë se personat që kanë sëmundje të tilla duhet të konsultohen me profesionistë. “Nëse suplementet sugjerohen si pjesë e një plani të trajtimit, këto sugjerime duhet të jenë të mbështetura nga një profesionist shëndetësor dhe të bazohen në një vlerësim të plotë dhe të saktë të nevojave të pacientit” – tha tutje reumatologu Demolli për Krypometër. Ortopedi Zukë Xani ka thënë se trajtimi i nyjeve të dëmtuara në disa raste duhet të bëhet edhe me operacion. “Trajtimi i osteoartritit është kompleks, duke filluar prej terapisë medikamentoze, injeksioneve intra- artikulare, fizioterapisë e deri në intervenim kirurgjik, pra gjithçka varet se në cilin stad është sëmundja”- tha Xani për Krypometër.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software